Trukimi i ndeshjeve, Interpol dhe FIFA zbulojnë rrjetin

Interpoli dhe FIFA kanë zbuluar një rrjet që synon trukimin e ndeshjeve në futboll. Skema e re e korrupsionit përfshin manipulimin e ndeshjeve të skuadrave të grupmoshave prej 14-15 vjeç. Një rast i tillë tashmë ka ndodhur në Kupën e Azisë U-16. Përveç kësaj po hetohen edhe vrasjet ose vetëvrasjet e personave të përfshirë në trukime.

Gjatë Kupës së Azisë të skuadrave deri në U-16, Interpoli dhe FIFA kanë përgjuar një telefonatë mes një futbollisti të rritur dhe një prej lojtarëve të skuadrave të të rinjve, ku profesionisti përpiqet të bindë futbollistin se në ndeshjet kur është krijuar një avantazh i sigurt në rezultat nga ekipi i tij, ai dhe shokët e tij të skuadrës mund t’i lejojnë dhe ekipit tjetër që të shënojë ndonjë gol, në mënyrë që ndeshja të përfundojë me gola të shumtë.

Në fund djaloshi pranon ofertën, aq sa organizohet dhe një ndeshje e posaçme për një rezultat të fiksuar që më parë. Interpoli pasi ka zbuluar rrënjët e rrjetit në Azi, do të kërkojë të shtrijë hetimin e tij dhe në Evropë, ku mendohet gjithashtu se mund të jenë infektuar skuadrat e të rinjve në disa prej kampionateve të mëdha të kontinentit.

Gjithashtu ka nisur dhe një hetim për vrasjet apo vetëvrasjet e personave të përfshirë në trukimin e ndeshjeve, ku aktualisht numërohen 15 raste. Rasti më i përfolur është ai i Yordan Petrov, 40 vjeçari, përgjegjës për agjencinë e basteve skysport365 në Bullgari, i cili denoncoi manipulimin e një sfide në vendin e tij dhe u qëllua për vdekje nga disa persona të panjohur.

Ndërkohë që në Kore janë ende nën shok për vetëvrasjen e dy futbollistëve të rinj të përfshirë nën hetimin e policisë lokale për një shitje ndeshjeje.

Për momentin në vende të ndryshme aziatike kanë filluar të ngrihen task-forca të posaçme për luftimin e këtij fenomeni dhe deri në këto momente rezultatet kanë qenë pozitive, aq sa Interpoli dhe FIFA po përpiqen të bëjnë diçka të tillë dhe në vendet evropiane, të cilat mendohen gjithashtu se janë të infektuara nga virusi i kurdisjes së ndeshjeve, ku të korruptuarit nuk janë vetëm futbollistë profesionistë, por dhe të rinj.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard