Taksat, Basha sulmon Ramën:Jo kthim në socializëm

Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha ka sulmuar kreun e opozitës, duke krijuar për herë të parë një debat në distancë me të, që prej zgjedhjeve lokale të 2011. Basha është përfshirë në debatin në lidhje me premtimet e opozitës dhe kreut të saj, Edi Rama për heqjen e taksave, duke i cilësuar këto qëndrime si jo realiste. “Nuk besoj se është realiste, të flasësh për një ekonomi pa taksa. Nuk ka nevojë ekonomia jonë për një mungesë të tillë realizmi. Taksa e sheshtë, taksa e ulët funksionon. Ekonomia ka nevojë për kreditim dhe ne duhet të mendojmë rrugë të reja inovative për të hapur grushtin e mbledhur me të padrejtë të disa prej bankave të nivelit të dytë  dhe për të stimuluar ekonominë nëpërmjet kreditimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe bizneset që do të hapen  së shpejti edhe nga ju në sallë dhe kolegët tuaj anembanë Shqipërisë”, u shpreh Basha. Kryebashkiaku ishte i pranishëm si i ftuar në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit Ekonomik, ku ka shfrytëzuar podiumin për t’iu përgjigjur premtimeve të ish-rivalit të tij në garën për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama.  “Ekonomia ka nevojë për kreditim, bankat janë plot me likuiditet, të ulemi së bashku dhe të gjejme çelësin e vërtetë, për të rritur mirëqënien dhe të mos rrezikojmë t’u kthehemi  rrugëve të mbyllura dhe pa krye, të socializmit pa taksa . Jam i bindur që në thelbin e teorisë ekonomike, me mua janë dakort edhe shumë kolegë të ulur këtu në sallë, si profesor Malaj apo të tjerë që  i shoh sup me sup me drejtues të lartë të Ministrisë së Financave, por ua them se kjo nuk është ora për të bërë politikë me taksat por është ora për të marrë përgjegjësi, për të rritur mirëqënien e qytetarëve të Tiranës”, theksoi Basha.

Duke u ndalur në planin e tij për Tiranën, kryebashkiaku theksoi se “po përsëris atë pikë kryesore të planit, që është krijimi në buxhetin e vitit të ardhshëm i një fondi garancish, tërësisht nga paratë e taksapaguesve të qytetit të Tiranës  prej 2 milionë eurosh,  për të kredituar ndërmarrje të vogla dhe te mesme që hapen nga qytetarë të Tiranës, nën moshën 35 vjeçare”.

Gjatë fjalës në ceremoni, Basha i ka konsideruar studentët, një aset të çmuar për zhvillimin e Tiranës, sikundër ka shprehur gadishmërinë e tij, për të ndërmarrë hapa dhe vendime që do t’i ndihmojnë këta të rinj, për të hapur një biznes apo gjetur një vend pune. “Bashkia mund të bëjë diçka dhe po bën diçka duke stacionuar personel të specializuar pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë dhe institucioneve të tjera, konfederatave të biznesit që duke bërë shkëmbimin e të dhënave që vijnë pikërisht nga bota akademike, universitetet, të dhënat, CV-të tuaja, me vendet e punës që hapen në qytet dhe këtë e pamë të institucionalizuar edhe më mirë në panairin “Studio dhe puno”, që u zhvillua pikërisht në ambientet e Pallatit të Kongreseve, para disa javësh. Rezultatet: 250 të punësuar në muajt qershor – korrik dhe gusht dhe 3000 vende pune të ofruara nga panairi “Puno dhe studio””, tha ai.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard