Rolling Stones: 274 vjet jete

Ne nuk kemi 50 vjet karrierë, por 274 vjet jetë. Kështu shprehet Mick Jagger me shaka me kolegët dhe miqtë e ftuar në një festë private në pritje të shfaqjes së Crossfire Hurricane, një dokumentar kushtuar Rolling Stones, që nga krijimi e deri në vitet aktuale. Dokumentari është bërë në formën e rrëfimit të vetë protagonistëve; Keith Richards, 69 vjeç, Charlie Watss, 71, Mick 69, dhe Ron Wood 65. Siç thotë Jagger, plot 274 vjet jetë.

“Është një dokumentar që tregon rininë tonë dhe gjithë historinë e bandës. Nuk duam të shndërrohemi në heronj, por thjesht të rrëfejmë ndër vite bandën tonë”, tha vokalisti i bandës legjendare. ”Ne duhej të ishim anti-Beatles, duhej të ishim djemtë e këqij që ndonjëherë trembeshim nga sjellja tërësisht jashtë kontrollit e fansave tanë”, thotë vokalisti i Rolling Stones.

Dokumentari shfaqet në 50-vjetorin e krijimit të Rolling Stones ; 50 vjet albume e koncerte mes adhurimit dhe kritikave, për atë që disa herë u quajt “anti-kultura” e tyre.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard