Performance e dhunshme! Madonna me armë në skenë
Performance e dhunshme në koncertin ne qytetin qe ende nuk ka harruar masakrën e kinemasë që la 12 të vdekur dhe kjo nuk ishte aspak një gjetje e zgjuar e Madonna. Këngëtarja 54 vjeçare u ngjit ne skene ne koncertin në Denver me një pistoletë lodër për këngën “Gang Bang”. Mes vargjeve të këngës është pjesa “…qëllova të dashurin tim në kokë”. Pikërisht në këtë moment në projektorin gjigant në skenë u ilustrua “vrasja” përfshirë këtu edhe efektin e gjakut.
Kjo skene nuk u prit mirë nga të pranishmit në koncert, por edhe nga kritiket e artistë të tjerë. “Denveri është ende i tronditur nga çmenduria e James Holmes që vrau 12 vetë dhe plagosi shumë të tjerë në sulmin e kinemasë gjatë premierës së filmit të fundit të Batman dhe nga krimi monstruoz ndaj një 10 vjeçarje gjatë muajve të vjeshtës, ende të pazbardhur”, thanë ata. Sipas tyre, zgjedhja e Madonna-s ishte e gabuar.
Pistoletë është bërë pjesë e skenografisë së këngëtares që pas plagosjes së 14-vjeçares pakistaneze Malal nga talebanët. 14-vjeçarja sfidoi ekstremistët duke vijuar frekuentimin e shkollës. Ajo është shndërruar në një simbol të qendresës ndaj ekstremizmit.




