Maratona e Tiranës, 3 mijë vrapues mes kaosit te trafikut. Berisha: Ogur i mirë per zgjedhjet

Maratona e Tiranës ka lënë për të dëshiruar në organizimin e saj, kjo për shkak të trafikut të rënduar të makinave. Policia rrugore, e mbështetur edhe nga ajo e rendit, dukej e pafuqishme për të vendosur rregull, të paktën në akset rrugore që përshkueshin nga pjesëmarrësit në maratonë. Edhe pse një ditë më parë, policia bëri të njohur planin e masave, duket se vrapuesit e shumtë në këtë maratonë, përvec lodhjes së shkaktuar nga gara, duhet të ishin të vëmendshëm edhe nga automjetet që kalonin pranë tyre. Madje, në kryqëzime, ato ndalnin garën për t’ia lënë rrugën makinave. Qarkullimi i automjeteve në rrugët e kryeqytetit ka qenë si në një ditë normale, ccka tregon se Tirana nuk ka ende një kulturë për organizimin e maratonave në rrugët e qytetit.  Punonjës të policisë pohojnë se qytetarët nuk iu përgjigjën pozitivisht apelit që qoftë edhe disa orë të mos përdornin automjetet e tyre, ccka ka ndikuar negativisht në uljen e trafikut të makinave në Tiranë. E megjithatë, si në cdo garë, edhe maratona e Tiranës pati fituesit e saj, sikundër ajo krijoi një risi për kryeqytetin shqiptar.

Ceremonia, Berisha: Ogur i mirë për zgjedhjet

Ceremonia u përshëndet nga kryeministri Sali Berisha, Ministri i Kulturës, Aldo Bumci dhe kryebashkiaku Lulzim Basha. Berisha tha se maratona eshte nje ngjarje shume me rendesi per kryeqytetin.  “E organizuar në kuadër të 100-vjetorit vjen si një perlë e vërtetë në kurorën e këtij 100-vjetori. Të tregohet dëshmi e një vullneti të hekurt në një maratonë si në çdo proces të veshtirë, nuk fiton më i shpejti, më i forti, fiton vullneti dhe më i vullnetshmi”, tha Berisha, ndërsa shtoi se sot sytë e gjithë shqiptarëve janë drejtuar tek vrapuesit, tek lajmëtari i fitores.  Ai e cilësoi maratonën një ogur të mirë, në prag të një viti elektoral. “Kjo maratonë organizohet gjithashtu në prag të një viti elektoral dhe është një ogur i mbarë”, tha Berisha. Nderkohe, Basha tha premtoi “përkushtim që Tirana të kthehet në një qytet modern europian”.

Maratona e parë Ndërkombëtare e Tiranës  nisi në sheshin “Skënderbej”, ku u mblodhën mbi 3000 vrapues, nga të cilët 400 janë maratonistë nga Shqipëria dhe shtete të ndryshme të botës,  si SHBA, Italia, Gjermania, Franca, Hungaria, Polania, Turqia, Suedia, Kosova, Russia,  Maqedona, Kenya, Serbia etj. Maratona vijon më pas në bulevardet dhe rrugët kryesore të Tiranës.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard