Ministri i Jashtëm serb vizitë zyrtare në Tiranë

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivan Mrkic do të vizitojë nesër Tiranën, ku pritet të takohet me homologun shqiptar Edmond Panariti. Vizita është paralajmëruar nga vetë kreu i diplomacisë së Serbisë për mediat serbe, ndërsa kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë në Tiranë.

“Nesër do të shkojë në Tiranë. Me siguri do të krijojmë bazat për bashkëpunim më të mirë”, tha Mrkic. Vizita e kreut të diplomacisë serbe është në kuadër të një turi rajonal vizitash të tij. Takimi me homologun shqiptar Panariti do të zhvillohet të martën, ndërsa pritet që gjithashtu Mrkic të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard