Ilir Meta rikonfirmohet në krye të LSI, Luan Rama merr 6653 vota

Ilir Meta rikonfirmohet në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim për një mandat të dytë drejtimi në partinë e dytë më të madhe në koalicionin qeveritar. Në përfundim të numërimit të votave, Meta ka fituar bindshëm ndaj rivalit në këtë garë Luan Rama, i cili ka marrë rreth 20 % të votave. Meta është rikonfirmuar në krye të LSI-së me 24439 vota, ndaj 6653 që ka marrë Luan Rama.

Në zgjedhjet e brendshme të LSI-së kanë marrë pjesë 31 442 anëtarë që votuan në 159 qendra votimi, ku përmes parimit një anetar një vote ia besuan drejtimin e partisë kryetarit aktual Ilir Meta. Rezultati u konfirmua nga kryetari i KQZ-së për këtë proces zgjedhor, Ylli Manjani, me prezencën e dy kandidatëve në garë, të cilët uruan njëri-tjetrin sukseset.

Ilir Meta e konsideroi një fitore shumë të vlefshme, duke vlerësuar garën dhe debatin e hapur brenda partisë. Meta vlerësoi se politika ka nevojë për debate dhe alternativa, ndërsa shtoi se LSI solli në politikën shqiptare një stad më të lartë.

“Kërkoj falje për numrin e kufizuar të qendrave të votimit. Kjo është një fitore shumë më e mirë se ajo tjetra, është një fitore në garë dhe vecanërisht për hapjen e debatit brenda partisë që do të vazhdojë edhe më tej. Politika ka nevojë për debat dhe alternativë, LSI e sjell politikën në një stad më të lartë, pasi japim shembullin duke zbatuar standardet brenda partisë. Sëbashku me Ramën dhe anëtarët e tjerë të LSI do të vazhdojmë punën dhe bashkëpunimin për sfidat në vazhdim dhe zgjedhjet e 2013”, u shpreh Meta.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard