Borisov vizitë zyrtare në Tiranë

Kryeministri bullgar Boyko Borisov do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Tiranë, në datat 22 dhe 23 tetor. Pas takimit me Kryeministrin Sali Berisha, në selinë e këshillit të ministrave, do të nënshkruhen dy marrëveshje ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe asaj bullgare, në fushat e arsimit, shkencës dhe kulturës për vitet 2012-2014, dhe për bashkëpunimin ekonomik.

Në vijim të vizitës zyrtare, Borisov do të takohet me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, ndërsa pasdite do të organizohet Forumi Ekonomik, ku kryeministri Berisha dhe homologu i tij bullgar, do të mbajnë fjalën përshëndetëse.

Në ditën e dytë të vizitës në Tiranë, Kreu i Qeverisë bullgare do të vendosë një kurorë për nder të të rënëve në Monumentin  “ Nënë Shqipëri”, dhe më pas do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard