PD akuza Ramës: Lidhjet që ke me ish të përndjekurit, lidhje tmerri

 “Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama derdhi lot krokodili për grevistët e grevës së tij personale dhe aleancës së tij Rama – Tufa – Patrioti nën moton “Të bashkohemi me çdo fundërrinë për të përmbysur qeverinë se ndryshe nuk vijmë dot në pushtet”. Në emër të aleancës së re, kryetari i Partisë Socialiste në një histeri të papërmbajtur në Kongresin e Grave Socialiste, u bë avokat i zjarrtë i Tufës së dënuar 7 vjet për trafik të vajzave dhe grave shqiptare dhe Patriotit të tij amoral e gjobvënës”. Është ky reagimi i Partisë Demokratike në lidhje me deklaratën e bërë nga Edi Rama për grevën e urisë së ish të përndjekurve politikë. Zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi theksoi se dhjetra mijëra martirë të gjallë të lirisë, viktima të shtypjes së egër të etërve mizorë të Edi Ramës, nuk i bashkon asgjë me aleatët e rinj të Edi Ramës.

“Martirët e gjallë të lirisë nuk kanë asgjë të përbashkët me ata që me urdhër të Ramës në një akt terrorist ndaj ëndrrës së tyre europiane, i vënë flakën tjetrit me çregullime psiqike ditën që do të vendosej rekomandimi i Komisionit Europian për statusin e kandidatit për Shqipërinë, kurse vetë këta kriminelë me tre emra që djegin për qëllime politike njerëz të gjallë, jetojnë në vila luksoze në Korfuz. Martirët e gjallë të lirisë nuk kanë asgjë të përbashkët me ata të cilët nga shumica aktuale dhe qeveria e mëparshme e Partisë Demokratike kanë marrë mbi 60 mijë Dollarë për person dhe mashtrojnë para kamerave se nuk kanë marrë asgjë dhe kjo se kështu porositen, apo vetëm e vetëm se kanë shitur pasuritë e marra për bixhoz”, theksohet në deklaratën zyrtare të PD-së.

Në vijim të akuzave ndaj kreut të opozitës, Zëdhënësja e PD-së tha se lidhjet e Edi Ramës me të përndjekurit politik janë lidhje tmerri, sepse ato janë lidhjet e dajos së tij, xhelatit të inteligjencës teknike shqiptare Spiro Koleka që në dhjetor të vitit ‘90 do të bënte thirrje të hapur për gjakderdhje për të mos dorëzuar pushtetin.

“Lidhjet e neobllokmenit Edi Rama me të përndjekurit politik janë cinike dhe poshtëruese ndaj tyre.  Ato janë lidhjet e lirimit nga burgu dhe dëmshpërblimit të xhelatëve të tyre si Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Aranit Çela, Simon Stefani, Rapi Mino etj… etj… dhe anullimi i plotë i dëmshpërblimit të viktimave të rregjimit të etërve tuaj. Partia Demokratike nuk habitet aspak për deklaratën e Ramës se ai do të anullojë ligjin e dëmshpërblimeve për të përndjekurit politik njësoj siç bënë 8 vite të pushtetit të tyre. Partia Demokratike garanton të gjithë martirët e gjallë të lirë se mirënjohëse me qëndresën e tyre mbinjerëzore ajo në përputhje me ligjin e miratuar sëbashku me ta, do të shlyejë brenda afateve ligjore detyrimin madhor, moral dhe ligjor të shoqërisë shqiptare ndaj tyre dhe se pushteti i neobllokmenëve nuk do të restaurohet më!”, thuhet në deklaratën e PD-së.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard