Bursat e studimit në Rumani, si mund të aplikoni? Kushtet që duhen plotësuar

Rumania ka nisur procesin e aplikimit për programin e bursave për doktoraturë dhe postdoktoraturë “Eugen Ionescu”, për vitin akademik 2012-2013. Programi  i bursave u drejtohet studentëve  të doktoraturës dhe kërkuesëve nga shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF). Bursat akordohen përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rumanisë dhe administrohen nga Agjencia Universitare e Frankofonisë, duke filluar nga 1 shkurt 2013.  Prioritet kanë kandidatët që vijnë nga Evropa Qëndrore dhe Lindore. Kohëzgjatja e bursës së studimit varion nga 3 deri në 6 muaj, në varësi të zgjatjes së projektit kërkimor, duke filluar nga data 15 Nëntor 2012. Më poshtë po japim të plotë udhëzuesin sesi mund të aplikoni.

PROGRAMI i BURSAVE RUMUNE “EUGEN IONESCU”  NË DOKTORATURË DHE POSTDOKTORATURË PËR VITIN AKADEMIK 2012-2013

Ambasada e Rumanisë në Tiranë njofton se Rumania ka  filluar procesin e aplikimit për programin e bursave për doktoraturë dhe postdoktoraturë “Eugen Ionescu”, për vitin akademik 2012-2013. Programi  i bursave u drejtohet studentëve  të doktoraturës dhe kërkuesëve nga shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF). Bursat akordohen përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rumanisë dhe administrohen nga Agjencia Universitare e Frankofonisë, duke filluar nga 1 shkurt 2013.  Prioritet kanë kandidatët që vijnë nga Evropa Qëndrore dhe Lindore. Kohëzgjatja e bursës së studimit varion nga 3 deri në 6 muaj, në varësi të zgjatjes së projektit kërkimor, duke filluar nga data 15 Nëntor 2012.

Procedura për këtë aplikim është si më poshtë vijon:

1. Të gjithë kandidatët e interesuar për këtë aplikim duhet të marrë miratimin nga 1 prej 22 universitetet rumune;

2. Dosja e plotësuar duhet të dorëzohet pranë zyrës rajonale të Agjencisë Universitare të Frankofonisë (AUF), së cilës i përket universiteti ku ka aplikuar;

3. Të gjitha dosjet e dorëzuara, nga ana e këtyre zyrave arsimore përcillen zyrtarisht pranë zyrës rajonale për Evropën Qendrore dhe Lindore të AUFsë, me seli në Bukuresht;

4. Përzgjedhja e  parë e  kandidatëve bëhet nga një Komision Rajonal Ekspertësh, me dosje, në bazë të kritereve shkencore që plotëson çdo kandidat;

5. Përzgjedhja përfundimtare e dosjeve bëhet edhe nga një komision tjetër  i përbërë, ku Ministria e  Punëve të Jashtme luan rolin kryesor në vendimmarrje në përputhje me interesat dhe prioritetet e politikës së jashtme të Rumanisë.

6. Publikohet rezultati i procedurës dhe emri i fituesve të bursës. Për detaje të hollësishme mbi aplikimin, të interesuarit t’i referohen adresave sipas listës së universiteteve të përfshira në Programin e Bursave “Eugen Ionescu” dhe faqes së Internetit të Agjencisë Universitare të Frankofonisë në Bukuresht (Agence Universitarie Francophonie) http://www.umfcv.ro/en/eugene-ionesco-scholarships

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve pranë zyrës rajonale për Evropën Qendrore dhe Lindore të AUF-së nga aplikantët është data 15 Nëntor 2012.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard