Prifti vjedh kishën, largohet me dashnoren
Vjedh kishën dhe ia mbath me dashnoren. Protagonist këtë rradhë është prifti i kishës, i cili pasi ka shitur mallrat e saj dhe ka përfituar 1.3 milionë euro ia ka mbathur me të dashurën e tij, e cila për më tepër rezulton e martuar.
Ngjarja ka çuditur opinionin publik të Kroacisë, pasi ajo ka patur për protagonist të saj një prift françeskan, nga Baška Voda.. Prifti 34-vjeçar, përveçse, rezulton të ketë qenë një hajdut, ka shkelur edhe rregullat e religjionit, duke ia mbathur me një femër, që ishte në të njëjtën kohë, besimtarja, që rrëfehej tek ai.





