Greva e urisë, Tufa: Përfaqësitë diplomatike të na ofrojnë një vend të sigurtë

Ish të përndjekurit politikë që po zhvillojnë një grevë urie prej 28 ditësh kërkojnë nga përfaqësitë diplomatike në Tiranë ti mundësojnë vijimin e grevës në një vend të sigurtë, pa presionin psikologjik, që po ushtrohet ndaj tyre. Një prej koordinatorëve të grevës së urisë, Skënder Tufa, në një prononcim për mediat, ka kërkuar nga Ambasadat e akredituara në Tiranë, ti ofrojnë mundësinë që greva e urisë të vijojë në një territor brenda selive të tyre diplomatike, pasi vetëm në këtë mënyrë do ti jepet fund presionit që po ushtrohet mbi grevistët. “U kërkojmë përfaqësive diplomatike të na hapin një ambjent brenda ambasadës për të zhvilluar grevën sepse kjo grevë po bëhet në një presion terrori psikologjik” tha Tufa.

Ndërkohë, sipas tij, Qeveria duhet të uletë të negociojë me ish të përndjekurit për ti dhënë fund në këtë mënyrë tensionit të krijuar. “Greva po censurohet në mënyrë ekstreme dhe grevistët po u bëhet presion në mënyrë të hapur. Ne jemi qytetarë dhe duam zgjidhje qytetare. Kjo grevë është pishtari i demokracisë dhe kush fyen këtë grevë ka fyer demokracinë”, u shpreh Tufa .

Ish të përndjekurit kërkojnë dëmshpërblimin financiar për vitet e burgut që kanë kryer në kohën e diktaturës, ndërsa sipas tyre Qeveria ka shkelur ligjin, pasi nga 2009 deri në 2012 duhet ti kishte akorduar atyre 4 këste dëmshpërblimi. Në anën tjetër, Qeveria ka sqaruar se kësti i parë i dëmshpërblimit ka përfunduar për të gjithë ish të përndjekurit dhe pritet shpërndarja e këstit të dytë, sipas rendit të miratuar më parë.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard