BE: Marrëveshje për kontrollin e bankave

Në Bruksel arrihet pakti i mbikqyrjes së bankave. Bëhet fjalë për marrëveshjen që ranë dakord liderët e BE-së, e cila do të realizojë kontrollin e 6000 bankave të eurozonës. Kjo pritet të fillojë në janar 2013.

Krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord në samitin e tyre në Bruksel për një fillim të mbikqyrjes së bankave evropiane në vitin e ardhshëm. Deri në dhjetor ky mekanizëm do të qëndrojë në një nivel politik, ndërsa në 2013 ai do të duhet të zbatohet gradualisht, bëri të ditur një zëdhënës i Komisionit të BE-së. Këtë e bëri të ditur vetë Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy. Sipas kësaj marrëveshjeje, Bankës Qendrore Evropiane do t’i jepet roli kryesor për të ndërhyrë në cilëndo bankë të eurozonës kur ky organizëm do ta shohë të arsyeshme.

Kontrolli i plotë do të fillojë në fillim të vitit 2014

Kontrolli i bankave në të ardhmen sipas të dhënave të një diplomati francez do të jetë për të gjitha 6000 institutet bankare të eurozonës. Kontrolli i plotë mbi institutet e unionit monetar do të fillojë në fillim të 2014, tha diplomati. Më parë kishte pasur mospërputhje mendimesh për këtë kontroll mbi bankat mes Gjermanisë dhe Francës. Ndërsa qeveria në Berlin e hodhi poshtë si të parealizueshme hyrjen në fuqi të këtij kontrolli prej 1 janarit, qeveria franceze kërkoi fillimin e punës së inspektorëve të rinj për këtë kontroll tashmë në fillim të vitit të ri 2013.

Një “pikë kthese” për Bashkimin Evropian

Presidenti i Francës, Francois Hollande tha se BE-ja e ka arritur një “pikë kthese” në këtë krizë dhe se vendosja e një mekanizmi për ta shmangur krizën bankare është hapi i radhës për ta kthyer stabilitetin në rajon. Ndërsa kancelarja Angela Merkel tha se rikapitalizimi bankar mund të ndodhë porsa të hyjë në fuqi mbikqyrja e plotë bankare, gjë që sipas saj, mund të marrë rreth dy muaj kohë. (DW)

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard