Kuvendi miraton buxhetin faktik 2011, opozita kundër. Ruçi: Mungoi kuorumi, Topalli: Flisni kot

Kuvendi miratoi buxhetin faktik  për vitin 2011 me 69 vota pro, 53 kundër dhe asnjë abstenim. Ndërsa diskutimi i tij në seancë plenare është shoqëruar me debate të shumta mes maxhorancës dhe opozitës. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci, ka replikuar me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, duke deklaruar se mungoi kuorumi për aktin normative, pasi, sipas tij, projektligji për buxhetin faktit kërkon 71 vota për miratim dhe jo 69. Kryeparlamentarja Topalli duke e kundërshtuar tha se votimi bazohet në rregullore.

“Mbyllët një vendim në kundërshtim me rregulloren. Akti normativ u rrëzua”, tha Ruçi. “Në votim duhen 71 vota. Unë u ngrita jo të kthej mendjen, ka interpretim të Gjykatës Kushtetuese zonjë, duhen 71 vota në prezencë”, iu drejtua ai kryeparlamentares, e cila në replikë tha se “votimi është në përputhje me rregulloren dhe ligjin, flisni kot”.

Gjatë diskutimit, opozita e konsideroi buxhetin të dështuar si “pasojë e keqqeverisjes dhe politikave populiste të kryeministrit”. Ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se dokumenti financiar më i rëndësishëm i qeverisë, i realizoi objektivat e përcaktuara nga Kuvendi, nisur nga kushtet e presionit të krizës në vendet e rajonit dhe më gjerë. Ndërsa,

Kuvendi miratoi gjithashtu dhe aktin normativ të propozuar nga Ministria e Financave, që lidhet me detyrimet e papërmbushura që ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve dhe bashkitë e komunat për sistemet e pompimit kanë ndaj shoqërisë “CEZ”.  Akti propozon që këto detyrime të zbriten nga transferta e pakushtëzuar e njësisë së qeverisjes vendore dhe të destinohen për shlyerjen e detyrimeve elektrike ndaj CEZ.  Ndërkaq, opozita e kundërshtoi aktin, duke theksuar se kjo ka pasojë. “E para që CEZ-i merr lekë në llogaritë e veta dhe e dyta njësitë vendore kolapsohen në shumicën e territorit të Republikës së Shqipërisë”, renditën deputetët e PS, duke kundërshtuar aktin.

Kuvendi ratifikoi me 121 vota pro, asnjë kundër, edhe marrëveshjen me Austrinë për ekspozimin për herë të parë në Shqipëri të përkrenares dhe shpatës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.  Ratifikimi i hap rrugë ardhjes dhe ekspozimit për herë të parë të përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut, të cilat gjenden në Muzeun Historik të Vjenës. Mbi bazën e marrëveshjes Muzeu Historik Kombëtar do të jetë institucioni pritës i objekteve dhe nënshkrues i marrëveshjeve teknike ndërmjet palëve. Shteti pritës njeh pronësinë e shtetit dërgues të objekteve, ndërkaq që përcaktohet se me përfundimin e ekspozimit çdo objekt do të kthehet në shtetin e origjinës.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard