Infertiliteti, Tavo: 12 % e çifteve probleme me lindshmërinë

Ndonëse në vend tonë ende nuk ka një studim mbarë kombëtar lidhur me përqindjen e fertilitetit, disa studime dhe të dhëna që raportojnë mjekët obstetër gjinekolog tregojnë se rreth 12 % e çifteve kanë probleme përsa i përket lindshmërisë. Ndërkaq fekondimi artificial në vendin tonë kryhet aktualisht në klinika private dhe pothuajse në të gjitha këto klinika private ky shërbim ofrohet në bashkëpunim me mjekë shqiptarë dhe mjekë të huaj. Ndërsa në sistemin publik ende nuk është futur kjo metodë e re. çfarë do të thotë se çiftet janë të detyruar për ta paguar shërbimin në masën 100% pa pasur mundësi rimbursimi nga ana e strukturave shtetërore. Këto u theksuan nga ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, në konferencën 2 ditore ballkanike “Fertiliteti i ndihmuar medikalisht”, mbajtur në Hotel Tirana International, me bashkëfinancim të Bashkimit Europian.

Pikërisht për këtë arsye, sipas tij, ky projekt i inicuar nga Materniteti Koço Gliozheni, mbështetur nga Komuniteti europian Adriatic IPA, Cross Border Cooperation 2007-2013, është me shumë rëndësi, sepse shënon fillimin e përcaktimit të mënyrave dhe mjeteve që nevojiten për ta ofruar këtë shërbim në shërbimet tona shëndetësore publike të specializuara, ndonëse, duhet përmendur se është i kushtueshëm.

Sipas disa te dhenave të Spitalit Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” nga 2004 deri tani numri i lindjeve te asistuara nga mjekesia ne Shqiperi luhatet ne 1000 raste 2004-2012 numërohen rreth 33,304 kerkesa nga ciftet prej te cilave 497 kane perfituar shtatezeni me metodat MAR, tha Dr. Rubena Moisiu, drejtore e këtij materniteti.

“Në 20 vitet e fundit në Shqipëri është bërë progres i rëndësishëm në të dy nivelet: ligjor/sociologjike dhe mjekësore. Ligji shqiptar “Për shëndetin riprodhues” (RHL) i vitit 2002 është në përputhje me të drejtat evropiane dhe ndërkombëtare të njeriut për riprodhim. Bazuar mbi parimet mjekësore dhe shkencore, ky ligj, me të të njëjtat standarde me ligjet aktuale të vendeve të përparuara në BE dhe SHBA, e vendosi MAR-in në dispozicion të qytetarëve shqiptarë. Që nga viti 2003 me një rregullore të ministrisë së Shëndetësisë, u lejua përdorimi i metodës “In Vitro” ku mosha e lejuar e grave për të është më e vogël se 50 vjeç. Ekzaminimi fillestar kërkon diagnostikim të qartë të shkaqeve të infertilitetit dhe rekomandimi kryesor për ciftëet lidhet me disa ndryshime në jetesë, si ushqim të mirë, ulje e stresit, etj”, tha Dr. Moisiu.

Në spitalin “Koco Glozheni” në Tiranë në zbatim të teknikave të MAR në përputhje me Ligjin “Për Shëndetin Riprodhues” përdoren ekzaminim i plotë mjekësor për shëndetin riprodhues, konsultime riprodhues dhe edukimi i çifteve mbi familjen dhe planifikimi familjar për çiftet jopjellore, kandidatë për ndërhyrjen MAR, trajtime në kohë të sëmundjeve që prekin shëndetin riprodhues, kujdes mjekësor për gratë shtatzëna nga ngjizja, të cilat janë tërësisht të mbuluara nga sigurimi shëndetësor. Nga ana tjetër, sektori publik shëndetësor përballet me sfidat kryesore në dy drejtime kryesore: edukimin e pacientëve dhe edukimin e popullatës për të drejtat e tyre riprodhuese, por dhe për të shmangur procedura të pamiratuara ne klinika private ku bëhen aborte të fshehta, etj.

Në 25 korrik 1978 lindi fëmija i parë i konceptuar nga IVF (In Vitro Fertilization), Louise Broën me metodën që ka sjellë revolucion në Mjekësinë e së Ardhmes të Riprodhimit (MAR). Vetem  22 vjet më pas, në 2010 pionierit të mjekësisë “In Vitro”, Robert G. Edëards, PhD iu dha Çmimin Nobel në Fiziologji për “zhvillimin in vitro fertilization”, teknologjia e re mjekësore, që përmes përdorimit të mjeteve plotësisht ose pjesërisht artificiale, po ndihmon në riprodhimin e njeriut.

Deri në vitin 1990 kishte shumë më pak mundësi për çiftet jopjellorë që të mund të përfitonin nga metodat e MAR, që në  praktikë, ishte e rezervuar vetëm për ato cifte që kishin lidhje me elitën qeverisëse.

Metodat e MAR ndryshojnë nga “Do-It-Yourself”, ku një femër pjellore merr spermën nga bashkëshorti, apo donator me inseminim artificial. Procedura “In vitro” ( IVF) dhe variacionet si ndarja e embrionit, rritja e numrit të tyre në dispozicion, po përdoren në Shqipëri në klinika private dhe ende jo në spitalet publike. Nga ana tjetër në vend mungojnë statsitika zyrtare për numrin e cifteve që i janë nënshtruar këtij procesi, sa fëmijë kanë lindur me metodën MAR, etj.

Sot, klinikat publike mund të përdorin plotësisht teknikat e MAR në Shqipëri, pasi sektori publik afron kujdes parësor shëndetësor të lirë dhe të mbuluar nga sigurimi shëndetësor, ndryshe nga dy klinikat private që përdorin metodat MAR, por me disavantazhe, që lidhen me cmimet e shtrenjta, të papërballueshme për shumë cifte që kanë të ardhura të ulta.

Ministria e Shëndetësisë tashmë ka një bazë ligjore për riprodhimin e asistuar, me anë të ligjit “Per shëndetin riprodhues”, Ligjin “Për transplantimin e indeve, të qelizave dhe të organeve në Republikën e Shqipërisë” dhe të akteve nënligjore perkatese. Gjithashtu bazuar në dokumentin strategjik dhe planin e veprimit për shëndetin riprodhues për vitet 2010-2015, parashikohen objektiva dhe aksione për adresimin e infertilitetit.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard