Mjekrat dhe mustaqet më të çuditshme në një konkurs evropian
Pas një vere, ku mbizotëruan Kampionati Evropian i Futbollit, Lojërat Olimpike dhe Paralimpike, duket një çështje modeste kjo e fitimit të mjekrës dhe mustaqeve më të cuditshme. Por, për më shumë se 100 njerëz u mblodhën në Francën Lindore, për të marrë pjesë në garën tjetër evropiane. Konkurrentët u mblodhën në Wittersdorf, pranë Mulhouse, në Francë.

Dhe, në këtë dëshmi mustaqesh dhe mjekrash, gjyqtarët duhet të ketë pasur një punë të vështirë të vendosin se cila prej tyre ishte më mbresëlënëse. Madje disa pej tyre mbanin veshur dhe kostume po aq te cuditshme për të shoqëruar flokët e tyre dhe kapelat.







