Kanadaja, me numrin më të madh të arsimuarve
Kanadaja është vendi i parë në listën e vendeve me numër më të madh të personave me arsim të lartë, e pastaj vijojnë Izraeli, Japonia, SHBA-ja dhe Zelanda e Re, bëri të ditur gazeta zvicerane “Bilan”. Lista më e re, të cilën e përpiloi Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD), për kombet më të arsimuar, përfshin gjithsej 34 vende anëtare të kësaj organizate të vendeve industriale dhe edhe tetë ekonomi botërore me ndikim, ndërsa është përbërë në bazë të numrit të personave me arsim të lartë në krahasim të numrit të banorëve të rritur.
Në Kanada, në të cilën 51 për qind nga të rriturit kanë diploma universitare, para dhjetë viteve, ishin 40 për qind. Ky është i vetmi vend i cili më shumë se gjysma e popullatës së rritur kanë kryer fakultet, edhe pse shteti investon në arsim 6,1 për qind BPV, që është më pak se mesatarja e vendeve nga OECD-ja, nga 6,3 për qind.
Në vendin e dytë është Izraeli ku 46 për qind nga popullata kanë kryer fakultet, dhe ku në vitin 2009 investimi në sistemin arsimor tregoi 7,2 për qind të BPV-së. Japonia me 45 për qind të personave me arsim të lartë u gjet në vendin e tretë. Investimi i shtetit në shkollim në vitin 2009 ishte 5,2 për qind të BPV-së, ndërsa në shkollat e larta 1,6 për qind.
Në vendin e katërt është SHBA-ja me 42 për qind të personave me fakultet të kryer. Në SHBA në vitin 2009 për arsim është ndarë 7,3 për qind nga BPV-ja, ndërsa vetëm për shkollimin e lartë 2,6 për qind.




