Forcat e Armatosura, struktura e re e pagave për ushtarakët aktivë

Pagat e ushtarakëve aktivë në Forcat e Armatosura shqiptare tashmë do të kenë një strukturë të re, bazuar në gradën dhe viteve të shërbimit. Vendimi i qeverisë, i publikuar në Fletoren Zyrtare, “Për disa ndryshime në vendimin nr. 839, datë 11.12.2003 të Këshillit të Ministrave “Për pagat e ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ka të përcaktuar pagat e reja. Kështu ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura, të cilët punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së Forcave të Armatosura dhe kërkojnë në mënyrë të detyrueshme diplomë universitare “Master i Shkencave” apo të barazvlershme me të, sipas legjislacionit të Arsimit të Lartë, në degët “Inxhinieri elektronike” apo “Informatikë”, do të përfitojnë një shtesë “për kushte pune”, prej 10 000 lekësh, mbi pagën mujore të gradës përkatëse. Zbatimi i kësaj shtese për pozicionet konkrete do të bëhet pas miratimit paraprak nga Departamenti i Administratës Publike dhe Ministria e Financave, sipas përshkrimit të pozicioneve të punës.

Rritja mesatare e pagave për punonjësit e Ushtrisë për vitin 2012 është 2.7%, por ajo varion sipas gradave. Rritja e pagave nis me vitet e shërbimit, deri në 26 vjet, dhe me gradat. Pagën më të lartë do ta marrin oficerët me gradën Gjeneral Lejtnant (Admiral), që kanë mbi 26 vite shërbimi, në masën e 156 mijë në muaj. Më pas vijnë, oficerët me gradën Gjeneral-Major (Nënadmiral), me 149 mijë lekë në muaj për shërbime në ushtri mbi 26 vjet dhe 146 mijë lekë në muaj për shërbime mbi 24 vjet.

Pagat pësojnë rritje për Gjeneral Brigade, në varësi të viteve të shërbimit, nga 117 mijë lekë në në 116 mijë në muaj, në oficerët me gradë Kolonel (kapiten i parë) dhe Nënkolonel (kapiten i dytë), me paga jo më të larta se 99 mijë lekë në muaj dhe 80 mijë e 400 lekë. Rritja e pagave prek edhe ushtarakët nënoficerë, si komandat kapterët, kapterët, rreshterët, tetarë dhe nëntetarët, me paga mujore që nisin nga 32 mijë e 300 lekë në 57 mijë e 200 lekë, për shërbime në ushtri mbi 26 vjet.

Për ushtarët profesionistë, paga më e lartë shkon në 37 mijë e 400 lekë në muaj, për vite shërbimi mbi 6 vjet (ushtar dhe detar, profesionist II), dhe deri në 31 mijë lekë për profesionistët I, me mbi 2 vjet shërbimi në ushtri. Rritje përfitojnë edhe ushtarët e shërbimit të detyrueshëm dhe studentët ushtarakë. Për shembull, rekrutët (ushtarë dhe detarë) e nivelit II, paga mujore simbolike shkon 3 mijë lekë, kurse studentët do të marrin 2500 lekë në muaj. Për grada të ndryshme ushtarake, vitet e shërbimit janë të limituara. Kështu, për rreshterët nuk ka vite shërbimi në ushtri më pak se 8 vjet, por jo më shumë se 18 vjet, sikurse për kolonel kapterët nuk ka më pak se 18 vjet shërbimi në ushtri. Për lëvizjen e viteve të “punës” ushtarakët rishikojnë gradat, në mënyrë që të vijojnë karrierën dhe përftimin e pagës.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard