Egoizmi të bën të lumtur, per aq sa s’ka ndjenjë faji
Të qenurit egoist të bën të lumtur, ndërsa sipas studiuesve kjo është shumë e vërtetë për aq kohë sa shmanget ndjenja e fajit. Edhe pse u mësuam të jemi të sjellshëm dhe altruistë, duket se më të lumtur janë ata që tregojnë se thjesht interesohen për veten e e tyre; kërkuesit zbuluan se celësi i kënaqësisë është ndjenja që nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër, përvecse të qenurit egoistë.
Nga ana tjetër, studimi i realizuar nga psikologët e Universitetit të Pensilvanisë zbuloi se ata që zgjedhin të jenë egoistë zakonisht përballen me ‘beteja’ ndërgjegjeje me fajin. Psikologet spekulojnë se për shkak se ne jemi mësuar që fëmijë qe “ndarja me te tjeret do të thotë perkujdesje ‘, nëse ndërmarrim një vendim nga interesi vetjak, shpesh ndjehemi keq për prioritizimin e vetes mbi të tjerët. Por që shpesh do të thotë që heqim dorë nga gjërat që e dimë që do të na bëjnë të lumtur.
Shkencëtarët psikologë Jonathan Berman dhe Deborah Small nga Universiteti i Pensilvanisë kryen teste të ndryshme për të parë kur njerëzit ndihen të lumtur. Ata rekrutuan 216 studentë dhe u dhanë atyre nga 3 dollarë secilit. Disave iu tha ta dhuronin atë për bamirësi në UNICEF, disa të tjerëve të mbajnë paratë dhe disa pjesëmarrësve iu tha se ata mund të bëjnë çfarë të duan me të.
Studiueit thanë se studentët që mbajtën paratë për vete raportuan se qenë shumë me të lumtur me rezultatin, sesa ata që u ishte thënë për të dhuruar paratë apo ata që ishin të lirë për të zgjedhur. Berman tha: “Shpesh ajo çfarë njerëzit me të vërtetë duan të bëjnë është të veprojnë në një mënyrë egoiste. Por ata nuk e bëjnë këtë, sepse e dinë se do të ndjehen egoiste, nëse e bëjnë”. Hulumtimi është publikuar në revistën ‘Shkenca Psikologjike’, revistë e Shoqatës së Shkencave Psikologjike.





