Brazil 2014/ Franca ndal Spanjën në Madrid, spektakël në Berlin. Ndeshjet e plota

Franca ka ndalur në një barazim 1-1 Spanjën në takimin e luajtur në Madrid, ndërsa Suedia e Zlatan Ibrahimovic ka bërë mrekullinë duke marrë një barazim 4-4 në Berlin ndaj Gjermanisë. Ndeshjet e luajtura në grupe, zona e Europës, për Kupën e Botës ‘Brazil 2014’, kanë dhuruar rezultate surprizë por edhe spektakël. Gjermanët nuk kanë mundur të marrin fitoren e rradhës në Grupin C përballë Suedisë, megjithëse kryesonin takimin me avantazhin e 4 golave. Në anën tjetër, Spanja është ndëshkuar në minutën e 94 të takimit nga Giroud, i cili i dha Francës një pikë në transfertën e vështirë ndaj kampionëve të Europës dhe Botës. Portugalia ka regjistruar një tjetër rezultat surprizë, teksa është ndalur në një barazim 1-1 nga Irlanda e Veriut. Italia dhe Holanda kanë marrë 3 pikët e rradhës në ndeshjet e luajtura përkatësisht kundër Danimarkës dhe Rumanisë, ndërsa ndeshja Poloni-Angli është shtyrë për shkak të motit të keq.

Grupi A

Belgjika ka vijuar serinë pozitive të ndeshjeve në Grupin A ndërsa ka mundur Skocinë me rezultatin 2-0. Me një pjesë të parë loje të mbyllur me rrjeta të paprekura, në 45 minutat e dyta të takimit belgët do të tregonin formën e tyre të mirë duke shënuar brenda dy minutave në portën e skocezëve me anë të Benteke dhe Kompany. Kroacia po kështu fitoi 2-0 kundër Ëales me gola të Mandzukic dhe Eduardo. Derbi i Ballkanit mes Maqedonisë dhe Serbisë i ka buzëqeshur maqedonasve që kanë marrë një 3 pikësh përballë serbëve. Kjo ishte humbja e dytë e Seribë rradhazi në grupin A, ndërsa goli i vetëm i takimit u shënua nga Agim Ibrahimi me 11 metërshnë minutën e 59 të takimit.

Grupi B

Montolivo, De Rosi dhe Balotelli i kanë dhënë fitoren e rradhës Italisë në ndeshjen e Grupit B. Të besuarit e Prandelit kanë fituar pa probleme ndaj Danimarkës, e cila mundi të shënojë vetëm një herë në portën e mbrojtur nga portiere napolitan Sanctis. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Republika Ceke dhe Bullgaria ndanë nga një pikë në një barazim pa gola, edhe pse cekët konsideroheshin si favoritë për të fituar takimin.

Grupi C

Gjermani-Suedi ishte ndeshja më e rëndësishme në Grupin C, në të cilën përvec golave të shumtë u dhurua edhe spektakël. Gjermanët do të nisnin takimin si jo më mirë, ku brenda 15 minutave të para Miroslav Klose do të mposhte dy herë suedezin Isakson. Furia e panzerave do të vijonte me një gol të shënuar nga qendërmbrojtësi Per Mertesecker, duke mbyllur 45 minutat e para në një avantazh të 3-fishtë. Me nisjen e pjesës së dytë, do të jenë të besuarit e Joachim Loë që do të kontrollonin sërisht lojën, ndërsa Mesut Ozil do të realizonte golin e 4-të me anë të një 11 metërshi në minutën e 56. Kur gjithkush mendonte në një fitore të thellë të gjermanëve përballë një Suedie që për gati 60 minuta nuk kishte shfaqur asgjë, skandinavët do të nisnin mrekullinë e tyre. Zlatan Ibrahimovic dhe Mikael Lustig do të mposhtnin brenda dy minutash portierin Manuel Neuer duke ngushtuar diferencën në 4-2. Elmander dhe Elm do të shënonin sërisht në portën e Neuer, duke bërë të pamundurën, përmbysur disavantazhin e 4 golave dhe duke turpëruar të besuarit e Loë. Në dy takimet e tjera të këtij grupi Austria dhe Irlanda fituan lehtësisht ndaj Kazakistanit dhe Ishujve Faroe përkatësisht 4-0 dhe 4-1.

Grupi D

Turqia ka vijuar serinë negative, duke pësuar humbjen e rradhës ndaj Hungarisë me rezultatin 3-1. Megjithëse turqit kaluan të parët në avantazh në minutën e 22 me anë të Erdinc, hungarezët barazuan 9 minuta më pas me anë të Vladimir Koman. Në pjesën e dytë, Hungaria do të shënonte edhe dy gola të tjerë në portën e mbrojtur nga Volkan Demirel duke thelluar krizën në kombëtaren turke.  Holanda ka mundur pa probleme Rumaninë me rezultatin 4-1. Tulipanët kanë kontrolluar lojën prej minutave të para të takimit teksa kaluan në avantazh Lens dhe Indi. Golin e tretë për holandezët do e shënonte Rafael Van Der Vart, ndërsa Marica do të ngushtonte diferencën për rumunët. Në minutën e fundit të takimit, van Persie do të realizonte golin e 4-të për tulipanët që udhëheqin grupin me pikë të plota. Në takimin tjetër, Estonia mundi Andorra në transfertë me rezultatin 1-0.

Grupi E

Zvicra fitoi në transfertë ndaj Islandës me rezultatin 2-0, duke vijuar kryesimin e Grupit E, ku bën pjesë edhe kombëtarja shqiptare. Barneta dhe Gavranovic i kanë dhënë një tjetër 3 pikësh të skaudrës së drejtuar nga Hitzfelt, ndonëse të premten e javës së shkuar u ndal në një barazim 1-1 përballë Norvegjisë. Kjo e fundit mori një 3 pikësh në transfertë ndaj Islandës, duke fituar 3-1.  Megjithëse qipriotët kaluan të parët në avantazh në minutën e 42 me anë të Alonefitis, norvegjezët barazuan vetëm dy minuta më pas me anë të Hangeland.  Në pjesën e dytë, Tarik Elyounoussi dhe  Joshua King do të ndëshkonin qipriotët me dy gola të tjerë, duke marrë një fitore të rëndësishme në transfertë. Në ndeshjen tjetër Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Sllovenisë, ndërsa situata në këtë grup vijon në mbetet e balancuar.

Grupi F

Irlanda e Veriut ka bërë mrekullinë duke ndalur në transfertë Portugalinë Cristiano Ronaldo. Portugezët nuk mundën të shkojnë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Irlandës së Veriut, megjithëse konsideroheshin si favoritë absulutë në fitimin e takimit. Niall Mcgin do të kalonte në avantazh irlandezët në minutën e 30, ndërsa goli i barazimit do të realizohej në minutën e 78 nga Postiga. Në takimet e tjera të këtij grupi Rusia dhe Izraeli fituan ndaj Azerbajxhanit dhe Luksembugut me rezultatet 1- 0 dhe 3- 0. Grupi F kryesohet nga Rusia me pikë të plota, e ndjekur nga Portugalia.

Grupi G

Greqia fitoi në tranfertë ndaj Sllovakisë duke mundur rivalen e drejtpërdrejtë në grup. Goli i shënuar nga Salpingidis në minutën e 63 i ka dhënë fitoren grekëve dhe njëkohësisht edhe vendin e dytë në grup me 7 pikë, po aq sa edhe Sllovakia. Ndërkohë Bosnje Hercegovina fitoi 3-0 ndaj Lituanisë me gola të Ibisevic, Dzeko dhe Pjanic gjatë 45 minutave të para të takimit. Bosnja kryeson grupin me 10 pikë, pas 3 fitoresh dhe një barazimi. Në takimin tjetër, Letonia fitoi 2-0 ndaj Liechtenstein.

Grupi H

Dejan Damjanovic i ka dhënë fitoren 1-0 në transfertë Malit të Zi kundër Ukrahinës, duke regjistruar një nga rezultatet surprizë të mbrëmjes së djeshme. Ndeshja kryesore e këtij grupi, Poloni-Angli nuk u zhvillua për shkak të kushteve atmosferike, ndërsa Moldavia fitoi 2-0 në transfertë ndaj San Marino.

Grupi I

Spanja dhe Franca u ndanë në barazim 1-1 në një nga kryendeshjet e mbrëmjes së djeshme të luajtura për kualifikueset e Kupës së Botës ‘Brazil 2014’. Sergio Ramos kaloi në avantazh kampionët e dyfishtë të Europës dhe Botës, duke krijuar idenë e një fitoreje të thjeshtë të spanjollëve përballë ‘Gjelave’. Por duket se fati këtë herë ishte me skuadrën e drejtuar nga Didier Deschamps, ndërsa heroi i francezëve ishte portiere Lloris që ndali Fabregas nga pika e bardhë e 11 metërshit. Goli i barazimit për francezët do të vinte në minutën e 94 të takimit, ku i sapofuturi në lojë Giroud do të mposhte Iker Casillas pas një assist të mesfushorit Ribery. Në takimin tjetër, Bjellorusia fitoi 2-0 përballë Gjeorgjisë.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard