Rivendosja e regjimit të vizave, Fajon: Hap prapa, dialog për zgjidhjen e problemit

Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon tha sot se po i ndjek me brengosje të madhe deklaratat dhe kërkesat e parakohshme të disa përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për vendosjen e regjimit të vizave për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Fajon, e cila është anëtare e Këshillit të punëve të jashtme të Parlamentit Evropian, thotë se ky është një hap i madh mbrapa në ri-integrimin e vendeve, por edhe një goditje e madhe e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, numri i azilkërkuesve është diçka i rëndësishëm, por situata nuk është aq brengosëse siç e paraqesin disa dhe nuk është i pamundur kontrolli i situatave.
“Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që liberalizimi i vizave të mos hiqet. Lëvizja e lirë paraqet një nga arritjet më të dukshme për vendet në rrugën e tyre drejt BE-së”, thekson eurodeputetja, e cila kërkon zhvillimin e dialogut për tejkalimin e problemit.

Sipas saj, në Parlamentin Evropian ekziston presion për miratimin e klauzolës mbrojtëse, respektivisht mekanizmit të suspendimit, i cili u propozua në pranverë të vitit 2012 nga ana e Komisionit Europian. “Pasi mekanizimi për suspendim të përkohshëm të regjimit pa viza do të miratohet, vendet anëtare do të kenë bazë juridike për suspendim të përkohshëm të regjimit pa viza për vendet për të cilët bëhet fjalë”, shton Fajon.

Fajon, anëtare e Komitetti të Punëve të Jashtme të PE-së, thekson se duhet të pranohet serioziteti i situatës, në të njëjtën kohë duke u bërë thirrje të gjithë politikanëve përgjegjës dhe kompetentë në rajon të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre me qëllim që të mos rrezikohet liria e qytetarëve nga Ballkani Perëndimor që lirisht të udhëtojnë në vendet e Shengen zonës.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard