Ish te perndjekurit, Rama: 2013, viti i ndryshimit. Sa më afër zgjedhjet, aq më shumë marrëzi nga Berisha

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Sali Berisha lidhur me deklaratat për ish të përndjekurit politikë. Ndërkohë që ka theksuar se viti 2013 do të jetë viti i ndryshimit edhe për këtë kategori. “2013 do te jete Viti i Ndryshimit edhe per mijera te burgosur politike qe e kane mbeshtetur me vite kete perbuzes gojeshthurrur te tyre”, shkruan Rama në rrjetin social Tëitter.

“Asnje cudi per gjuhen vulgare te KM ndaj te burgosurve politike! Ne dhjetor ’90 i quante llumi i shoqerise, sot trafikante dhe funderrina…”, shkuan Rama në profilin e tij në rrjetin social.

Ndërkaq, Rama shkruan se sa më shumë afrohen zgjedhjet, aq më shumë “shpifje e marrëzi dëgjojmë nga kryeministri”.  “KM qe tha fola me Zotin dhe u beme aleate per zgjedhje,na tregoi se sa me afer zgjedhjeve aq me shume shpifje e marrezi do degjojme nga ai!”, shkruan Rama.

Rama ka nisur një vizitë në Bukuresht, ku dhe do të zhvillojë takime me autoritete të larta të vendit. “Per Bukuresht – takime me kryeministrin e te tjera autoritete te larta, per te shtruar rrugen e rritjes se bashkepunimit pas Fitores2013”, shkruan Rama.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard