Brazil 2014, Shqipëria fiton ndaj Sllovenisë 1 – 0
Kombëtarja jonë u përball me dinjitet dhe luajti me zemër dhe forcë në ndeshjen për Eliminatoret e Botërorit Brazil 2014 ndaj Sllovenisë në Qemal Stafa. Kuqezinjtë tanë fituan me rezultatin 1 – 0 në ndeshjen e katërt në grupin E ndaj sllovenëve.
Shqipëria u hodh në sulm që në fillim të ndeshjes për të kërkuar fitoren dhe rrezikoi me Canin. Tanët po shfrytëzonin krosimet e larta, por shpeshherë lojtarët e kombëtares sonë nuk kanë arritur të rrezikojnë për të goditur me kokë.
Ashtu si edhe në ndeshjen e kaluar ndaj Islandës terreni u rëndua mjaft nga reshjet e dendura të shiut. Në terrenin e rënduar të Qemal Stafas, Odise Roshi ishte shumë aktiv në krahun e djathtë. Pavarësisht goli për tanët ka ardhur në minutën e 37’ me një goditje me kokë nga Roshi që arrin të kalojë Handanovic. Rezultati 1 – 0.
Sllovenët më pak të rrezikshëm kërkojnë golin e barazimit, por nuk e kanë të lehtë me reshjet e shiut dhe terrenin jo fort të përshtatshëm. Tanët kanë rrezikuar edhe disa herë të tjera, ndërsa rasti më i mirë për shënim ishte kur Roshi merr krahun, gjen hapësirë dhe godet, por ndalet nga Handanovic. Salihi në zonë godet menjëherë, por gjen një mbrojtës slloven që largon me kokë.
Për kuqezinjtë tanë kjo ishte ndeshja e dytë radhazi në shtëpi nga katër të zhvilluara. Në ndeshjen e kaluar kombëtarja jonë zhgënjeu me një lojë të dobët ndaj Islandës në humbjen 1 – 2. De Biazi bëri revulocion duke “lënë fajtorët” jashtë në ndeshjen e sotme.
Kjo fitore ka ardhur në një moment të vështirë për ne, kur nuk ishte moment më i mirë që mund të kalonim në këto eliminatore, me vetëm një fitore ndaj Qipros, humbje ndaj Zvicrës dhe Islandës. Kjo fitore që më shumë se cdo gjë tjetër vlen 3 pikët, erdhi në momentin e duhur në ndeshjen e lamtumirës së kombëtares sonë në Qemal Stafa.
Nderkohe, fitorja e Shqiperise ndaj Sllovenise u shoqerua me festime ne rruget e kryeqytetit nga qytetaret qe bashke me brohoritjet shpalosen dhe flamuj kuq e zi ne makinat e tyre.




