Berisha: Rritja ekonomike 2.1 %. Ekonomia doli nga plogeshtia

Kryeministri Sali Berisha vlerësoi rritje ekonomike prej 2.1 % përgjatë 3 mujorit të dytë, referuar raportit të INSTAT, ndërkohë që theksoi se pritet rritje në tremujorin e tretë. “Rritja ekonomike e tremujorit të dytë është e tillë, sa ekonomia doli nga një plogështi e diktuar deri diku dhe përcaktuese. Kemi një rritje 2.1%, nuk është më e mira, presim rritje në tremujorin e tretë kur është dhe bumi turistik. Megjithatë është një rritje më e madhe nga cfarë përcakton FMN si rritje vjetore”, tha kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë. Berisha u ndal gjerësisht në aktivitetet në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë dhe financimi i tyre, ndërsa lancoi moton e vitit jubilar “Të bashkuar me njëri-tjetrin, sëbashku me Europën”. Berisha tha se duhet bërë gjithshca që shqiptarët të ndihen një kudo që ndodhen. Kreu i qeverisë ka vlerësuar edhe pritjen vëllazërore gjatë vizitës së tij në Kosovë, si dhe aktivitetet e mbajtura në kudër të 100 vjetorit, duke vecuar vendosjen e shtatores së Ali Ibrës dhe Isa Boletinit në Kosovë dhe atë të Hasan Prishtinës në Shkup. “Udhëtimet e shqiptarëve në histori janë udhëtime drejt të ardhmes. Procesi i nisur për bashkim kombëtar është një proces i pandalshëm. Duhet të bëjmë gjithcka që shqiptarët të ndjehen një, kudo që ndodhen. Motoja është ‘të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me Europën’. Ishte moment i vecantë rikthimi i Hasan Prishtinës në Shkup. Shtatorja ishte nderimi më i madh që mund t’i bëhej kësaj figure. Vlerat e krijuara duhet të na frymëzojnë”, tha Berisha.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard