Milani nuk eshtë në shitje
Adriano Galliani mohon zërat, sipas të cilave aksione të klubit të Milanit do të blihen nga investitorë rusë apo nga Katari. Javët e fundit thuhej se Presidenti Silvio Berlusconi kishte planifikuar shitjen e aksioneve të klubit që e udhëheq prej 1986.
Por, Galliani insistoi se klubi nuk është në bisedime me asnjë investitor rreth mundësisë së shitjes së aksioneve. “Nuk ka negociata për shitjen e aksioneve të Milanit, me arabë apo investitorë rusë. Thjesht nuk ka kurrfarë lloj negociatash”, deklaroi Galliani për Sportitalia.




