Lady Gaga merr cmimin ‘LennonOne’
Aktivistja për paqen Yoko Ono, vejusha e ish-anëtarit të grupit muzikor Beatles John Lennon, i ka dorëzuar yllit të popit, Lady Gaga, çmimin e paqes “LennonOno”, në një ceremoni të mbajtur në Rejkjavik të Islandës. Cmimi “LennonOno”, i themeluar për nder të John Lennon, i është dorëzuar Gaga për shkak të kombinimit të famës e aktivitetit, si dhe ndryshimit të “hartës mendore” të botës.
“Lady Gaga është në vendin e parë si këngëtare, por edhe si tekstshkruese. Kur jeni numri një, nuk doni që ta rrezikoni veten, por ju e bëni këtë”, tha Ono për Lady Gaga-n.
Lady Gaga, e cila fitoi famë në mbarë botën në saj të albumit debutues “Fame” në vitin 2008, e mori këtë çmim së bashku me një çek prej 50 mijë dollarësh, të cilin, siç tha ajo, do t’ia dhurojë fondit AIDS të Fondacionit të Elton John.





