Globe paralajmeron: Lady D u vra në ambulancë

Globe ka pasur paralajmërime për shumë rrëfime interesante, por asnjë prej tyre nuk ka tërhequr më shumë vëmendjen sesa artikulli se princesha britanike Diana u vra në autoambulancë, gjatë rrugës për ta dërguar atë në spital, nga vendi i aksidentit. Artikulli pritet të publikohet të hënën dhe sigurisht qe do te shkaktoje reagime.

Princesha Diana me partnerin e saj, Dodi Fayed, ishin në makinën e tyre në momentin kur po ndiqeshin nga paparacët francezë kur ajo ishte përplasur me makinën e tyre të drejtuar nga Henri Paul. Dëshmitë e deritanishme zyrtare ishin se Diana, Fayed dhe shoferi Henri kishin vdekur, për shkak të plagëve të rënda të marra, pas përplasjes së makinës.

Megjithatë, ka pasur një seri librash që merreshin me konspiracione lidhur me vërtetësinë e ngjarjes së princeshës së Mbretërisë së Bashkuar. Po keshtu, ka pasur pretendime prej disa raporteve sekrete të Shërbimit Sekret Britanik që vinin në dyshim raportin zyrtar të shkaqeve të vdekjes së Lady D. Edhe babai i Fayedit, manjanati i biznesit, Mohamed Fayed, pati ngritur dyshime për shkaqet e vdekjes së çiftit. Madje kishte edhe raporte të mediumeve të ndryshme që përfshinin në këtë aksident edhe anëtarë të familjes mbretërore britanike, në atë që ishte konsideruar si “vrasje” e Dianas.

Por, pavaresisht te gjitha versioneve, Globe pretendon se në numrin e ardhshëm që do të botohet më 15 tetor do të dëshmojë se “kush e bëri dhe pse e bëri”. Princesha Kate Middleton ka kërkuar një hetim lidhur me vdekjen kundërthënëse të Dianas dhe mediat spekulojnë se ky mund të jetë një rast i mirë për të hedhur dritë njëherë e përgjithmonë për misterin e vdekjes së saj.

“Globe gjithnjë ia del të sigurojë burimet më të sigurta për të raportuar gjëra të jashtëzakonshme për familjen mbretërore, sikur se edhe për tema të tjera dhe garanton informata për të gjetur gjëra të reja”, ka shkruar “Globe” në paralajmërimin e shkrimit të këtij numri. Redaktorët e “Globe” janë zotuar se të gjitha shkrimet që botohen sjellin të vërteta të pamohueshme për lexuesit

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard