Barcelona klub ideal
Barcelona është klub ideal dhe të jep mundësi të zhvillohesh si futbollist. Është ky vlerësimi që bën mesfushori i katalanasve dhe kombëtares spanjolle Andres Iniesta. Në një intervistë për revistën zyrtare të klubit, mesfushori spanjoll thekson se Barcelona ka një stil loje atraktiv që i përshtatet karakteristikave të tij.
“Ekipet janë të përgatitura më mirë fizikisht dhe teknikisht. Futbolli ka ndryshuar faktikisht. Nuk kam dëshiruar të ndodhë kështu, sepse tani është më vështirë t’i befasoni kundërshtarët. Por, ne nuk e humbim kurrë talentin në futboll, kjo është e domosdoshme”, deklaroi Iniesta, i cili konfirmoi dashurinë e tij ndaj Barcelonës.




