A mund ta zgjedhim atë që duam?

Dashuria eshte si droga

Rreth 77% e njerëzve besojnë se nuk mund ta zgjedhim personin me të cilin do të dashurohen. Kur bëhet fjalë për t’u dashuruar, është e vështirë ta parashikojmë pse, kur dhe me kë do të dashurohemi. Ndonjehere dashuria vjen kalimthi, e ndonjehere shfaqen ndjenja të thella. Por sipas studimeve më të reja, as ndjenja e të qenit të dashuruar nuk zgjat përjetësisht. Në fakt, në një anketë (në të cilën kishin marrë pjesë 2 000 të anketuar) kanë zbuluar se njeriu mesatarisht dhe sinqerisht dashurohet vetëm katër herë gjatë jetës së tij.

Në bazë të po të njëjtit studim, 33% e të anketuarve i kanë qëndruar besnik dashurisë së parë. Rreth 61% e të anketuarve vajtojnë pse kanë lënë t’u largohet dashuria nga dora. Në anën tjetër, është zbuluar se 41% prej nesh dashurohet në personin që nuk guxon apo nuk do të duhej të dashurohej e këtë ka të tillë që e përsëritin edhe më shumë se një herë të vetme.

Në listën e ‘dashurisë së ndaluar’ ishin partneri apo partnerja e shokut më të mirë, e në disa raste janë përmendur madje edhe prindërit e shokut apo shoqes më të ngushtë.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard