Paris, grabitet bashkëshortja e Zlatan Ibrahimovic

Helena, bashkëshortja e Zlatan Ibrahimovic, u bë viktimë e një grabitjeje në një prej zonave luksoze të Parisit, ku ajo po bënte shopping. Bukuroshja suedeze 11 vjet më e madhe se Zlatan, ra preh e grabitjes nga dy persona me motor, që i kanë rrëmbyer canten dhe një sasi prej 5 mijë eurosh. Shuma e grabitur nuk është asgjë në krahasim me pagën që merr Zlatan (14 milion euro në vit) nga PSG, por siguria e bashkëshortes së tij mund të kthehet në një shqetësim për sulmuesin shtatlart. Sipas ,“Le Figaro” bukuroshja suedeze mund të jetë shkaku i rikthimit të Ibrahimovic tek Milani. Në fakt në Milano çifti ka shtëpinë e blerë “bazë të përhershme”, kanë bizneset, por janë edhe dyqanet ku mund të bësh shoping, jo se Parisi qendron më pas, por për Helen parësor është Milano.

Se sa e dëgjueshme është fjala e Helen në veshin e Ibrës, mjafton të sjellim në vëmendje një deklaratë të vetë shtatlartit suedez bërë pak muaj para transferimit në Francë, kur para gazetarëve i xhindosur u kërkoi atyre që të merren vetëm me figurën e tij dhe të mos përziejnë Helenën.

Por jo vetëm Helena ndjen nostalgji për Milanon. Vetë sulmuesi shtatlartë, i grumbulluar me kombëtaren suedeze, deklaroi se nëse Milani kërkon ndihmë prej tij, ai është gjithmonë i gatshëm.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard