Binjakët ‘luftojnë’ me gjumin…përfundojnë me fytyrë në makarona (VIDEO)

Videoja e dy binjakëve që përfundojnë me fytyrë në pjatë, pasi nuk mund të qëndrojnë zgjuar gjatë darkës, teksa hanë makarona, tashmë është bërë hit në internet.

Epo, mund të jetë dhe pak lodhje të jesh i vogël dhe kjo duket tek binjakët 22 muajsh MJ dhe AJ. Ndërsa ata përpiqen të hanë një pjatë me spageti gjatë drekës, ‘luftojnë’ me gjumin për të mbajtur hapur sytë e tyre.

Prindërit e tyre amerikanë postuan në intenet videon e djemve që ‘flenë ndërsa hanë’ dhe tani ata ka marrë mbi 334 mijë shikime. Nëna e tyre, Johanne, tregon se ‘pas një mëngjesi të gjatë me lojëra në pishinë dhe duke ndërtuar kështjella rëre në plazh, binjakët e mi nuk mund të qëndronin zgjuar për të përfunduar drekën e tyre. Ata u përpoqën shumë dhe në të vërtetë e shijuan ushqimin e tyre sikurse e shihni. Gjumë…spageti…. Dhe gjumi fitoi! :)’.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard