Importi i mbetjeve për riciklim, Mediu: Ligji i certifikuar nga KE
Ligji i Menaxhimit të Mbetjeve është brenda kritereve të Bashkimit Europian dhe ka nje liste ne numer te vogel të lëndëve që lejohen të importohen, vetem 26. Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu tha se Shqiperia do t’i jape prioritet riciklimit te mbetjeve, konform standardeve evropiane, dhe jo ngritjes se landfield-eve.
“Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve lidhet ngushtë me riciklimin. Kjo është rruga europiane dhe padyshim edhe rruga jonë, prandaj do të bëja thirrje, që të lëmë mënjanë diferencat apo diskutimet politike. Europa në muajin shtator të vitit të kaluar ka aprovuar strategjinë e re te eficencës së burimeve, duke e konsideruar mbetjet si një burim i rëndësishëm ekonomik, sidomos për fushën e energjisë dhe të bujqësisë, Kjo strategji synon në një vendimmarrje europiane që në vitin 2020 Europa të konsiderohet si Europë pa landfille”, tha Mediu.
“RENA ne bashkepunim me komisionin ka certifikuar zyrtarisht perputhjen e Ligjit te Menaxhimit te Integruar te mbetjeve me legjislacionin dhe Direktiven Europiane, perfshi dhe vleresimin e neneve te vecanta te tij, sidomos nenet qe kane te bejne me importin e mbetjeve te cilat trajtohen ne menyre perfundimtare per riciklim”. “Ligji eshte ne perputhje te plote me direktiven europiane per mbetjet. Konkluzioni i pergjithshem eshte se legjislacioni yne per mbetjet eshte më strikt dhe me masa shternguese më te forta se ato qe aplikojne shume vende te BE-se. Kjo nenkupton qe ne te ardhmen me integrimin ne BE do jemi te detyruar te liberalizojme procedurat e legjislacionit tone, si dhe listen e ketyre mbetjeve. Legjislacioni shqiptar ka integruar ne menyre te plote objektivat e BE-se per reduktim riperdorim dhe riciklim e mbetjeve, duke vendosur objektiva qe jane te njejta si edhe per shtet anetare te BE-se”, tha Mediu.
Mediu kerkoi zbatimin e menjëhershem te ketij ligji, së pari në Tiranë, si qytet pilot, qe duhet te kishte nisur me ndarjen e mbetjeve ne burim, pas miratimit te tij. “Gjej rastin t’i drejtohem gjithe aktoreve civile dhe Institucionale qe te angazhohen ne respektimin e Ligjit per Mbetjet, si nje nevoje jetiken dhe urgjente, cdo vonese eshte jo thjeshte kosto mbi mjedisin, por mbi jeten tone. Bashkite duhet sa me pare te zbatojne ligjin per ndarjen e mbetjeve referuar hierarkise se mbetjeve”, tha Mediu.
Por ndersa mbetjet nuk ndahen ne burim, pranë landfillit të Sharres eshte ngritur impiant grumbullimi dhe përpunimi të mbetjeve që mblidhen në landfill, pasi janë përzier dhe kontaminuar me mbeturina të tjera.
Mediu tha se “ky subjekt nuk ka marre asnje leje mjedisore dhe Inspektoriati Mjedisor është urdhëruar të veprojë”. “Sipas kontrolleve që ka kryer Inspektoriati, Kompania përkatëse nuk është pajisur me leje mjedisore. Ne kemi marrë masat tona përkatëse, duke kërkuar pezullimin e aktivitetit të kompanisë, deri në pajisjen me leje mjedisore, dhe padyshim pas kësaj është gjoba përkatëse dhe procedimet e mëtejshme që vijnë në raport me këtë çështje”, tha Mediu.
Ministria, sipas tij, deri tani ka miratuar 5 kerkesa per autorizim importi nga te cilat 4 jane per skrap metalik dhe vetem nje per mbetje te plastikes.





