UEFA pasuron Chelsea

Chelsea, fituesi në fuqi i Champions League, kryeson listën e skuadrave që kanë përfituar më tepër nga fondet e shpërndara nga UEFA. Uebfaqja portugeze futebolfinance.com ka publikuar renditjen e premiove të akorduara nga UEFA për klubet t evropiane nga viti 2009 deri më 2012. Kësaj renditjeje i prin Chelsea, i cili ka përfituar 136.625.000 euro, i ndjekur nga gjiganti anglez Manchester United dhe ai spanjoll Barcelona.

Ekipi i parë italian i kësaj renditjeje është kampionia e vitit 2010, Inter, që gjendet në vendin e pestë. Nëse i shikojmë ekipet që kanë shpenzuar para më së shumti në 2-3 vjetët e fundit, Manchester City është i 23-ti me 33.901.000 euro të fituara, që është shumë pak në krahasim me ato që ka harxhuar dhe Paris Saint Germain i 74-ti me vetëm 6.257.000 euro të fituara, sa gjysma e rrogës vjetore të Zlatan Ibrahimovicit.

Renditja e ekipeve

1. Chelsea 136.625.000 €

2. Man United 135.435.000

3. Barcelona 130.636.000

4. Bayern M. 119.154.000

5. Inter 118.310.000

6. Real Madrid 104.547.000

7. Arsenal 91.563.000

8. Milan 89.420.000

9. Lyon 71.072.000

10. Marseille 69.802.000

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard