Kukan: Berisha-Rama, bashkëpunoni për integrimin
Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi progres-raportin dhe rekomandoi dhënin e statusit kandidat të kushtëzuar për Shqipërinë, eurodeputeti Eduard Kukan i ka drejtuar një apel klasës politike në vend që të bashkëpunojë në arritjen e reformave dhe përmbushjen e kushteve të paplotësuara. Kukan i ka drejtuar një apel Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës Edi Rama që të punojnë sëbashku nëse duan integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Duhet të përmbushen të treja kushtet para dhjetorit nëse doni integrimin në Bashkimin Europian. Nëse tre reformat e mbetura pezull do miratohen, me siguri që Shqipëria do e marrë statusin”, theksoi Kukan.
Por eurodeputeti nuk ka anashkaluar dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlmentare të 2013, duke i cilësuar ato si kushtin kryesor për hapjen e negociatave me BE. Kukan ka paralajmëruar një monitorim të rreptë të procesit zgjedhor dhe përqëndrim të vëmendjes.


