Faturë telefoni 11.7 trilion euro!
Një franceze nga Pessac, prane Bordeaux, ka marrë këto ditë një faturë telefoni, të cilën nuk do të mund ta paguanin as shtetet e konsoliduara financiarisht. Operatori Buiges në jugperëndim të Francës i ka dërguar një faturë klientes së tij, faturë që duket që është gabim i madh.
Mediat franceze shkruajnë se pas gruaja ka marrë një letër me të cilën i është kërkuar të paguajë faturën prej 11.721.000.000.000.000 eurosh, përkatësisht 11,7 triliona euro. “Në faturë kishte aq shumë zero, sa që nuk kisha idenë se për sa para bëhej fjalë”, tha Solenne San Jose për të përditshmen Sud Ouest. “per pak sa nuk persona infarkt, tha ajo, duke shtuar se gjendja nuk u permiresua edhe pasi kontaktori sherbimin e klintit te Bouygues Telecom.
Thirrjet e panumërta telefonike të gruas drejtuar qendrës ishin të paefektshme, pasi i patën thënë se faturat lëshohen në mënyrë automatike dhe se duhet ta paguajë shumën e sipërpërmendur.
Zëdhënësi i operatorit ka pranuar gabimin, ndërsa tha për AFP-në se borxhi i vërtetë të cilin duhet ta paguaj gruaja është 117, 21 euro.





