Ribery: Ta mbyllim sezonin pa asnjë humbje

Bayern Munich mendon se mund të fitojë Bundesliga këtë sezon pa pësuar asnjë humbje. Të paktën këtë shpreson mesfushori francez i bavarezëve Franck Ribery, sipas të cilit gjigandi gjerman mund të qëndrojë i pamposhtur deri në fund të sezonit. Bayern Munich renditet në vendin e parë me 21 pikë, pas 7 fitoresh në po kaq javë në kampionatin gjerman. “Bayerni dëshiron të fitojë çdo ndeshje. Gjithçka mund të ndodhë në futboll, por besoj se mund të fitojmë Bundesligën, pa humbur asnjë ndeshje të vetme”, deklaroi Ribery për të përditshmen gjermane, Bild. Gjigandi bavarez ndodhet 5 pikë përpara vendit të dytë që mbahet nga Eintracht Frankfurt, ndërsa shpreson të rikthehet në fitimin e titujve në Bundesliga pas dy sezoneve të dështuara. “Do të ishte fantastike të mbetemi të pamposhtur tërë sezonin. Megjithatë, nuk duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi kësaj. Objektivi ynë kryesor është titulli në ligë pas dështimeve në dy sezonet e kaluara. Nuk ka rëndësi sa pikë mbledhim ose sa ndeshje kemi fituar. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të japim maksimumin për të triumfuar në fund”, përfundoi ai.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard