Ish të përndjekurit, Qeveria: Ja sa kanë përfituar grevistët e urisë

Ministria e Financave reagoi sot në lidhje me grevën e urisë së 20 ish të përndjekurve politikë, ndërsa bëri publike edhe këstet që i janë shlyer atyre përgjatë viteve të fundit. Përmes një deklarate për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Dorjan Teliti, deklaroi se ish të përndjekurit që sot janë në grevë urie kanë marrë nga kjo qeveri duke filluar nga janari i vitit 2009 deri në 30 shtator 2012 gjithsej dhe pandërprerje 5.6 miliardë leke ose 56 milionë dollarë. Demshperblimi i ish te perndjekurve politike

Teliti sqaroi se kësti i parë është shlyer për të gjithe ata që sot të manipuluar politikisht janë në grevë urie. “Në informacionin që do t’ju jap në vijim nuk përfshihen dhënia e banesave apo privatizimet që kanë përfituar qofshin këto ish ndermarje, hotele, magazina apo prona të tjera shtetërore. Më lejoni t’ju informoj se personi të cilin e ndezën flake dje për qellime kriminale, Gjergj Ndreca me nr dosje 17709 ka marrë këstin e parë të pagesës në shumën 291.750 leke te reja ose afersisht 3 mije dollare, ndërkohe që nga ligjet e mëparshme, po të qeverise së djathtë, ka përfituar 700 mije lekë letra me vlere (7.000 dollare), të perdorura për privatizime të pronave pulike”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave. Ndërkohë për një tjetër pjesëmarrës në grevën e urisë, ish të përndjekurin Perikli Shqevi,  Teliti tha se ka marrë deri sot 585.753 leke ose 5800 dollare si dhe 1.129.973 letra me vlere (mbi 11.000 mije dollare).

Duke sqaruar procesin e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit, Teliti tha se në bashkëpunim me përfaqësuesit dhe shoqatën e të perndjekurve politike janë vendosur edhe prioritetet e pagesave për personat qe janë gjallë dhe mbi 65 vjec për të përfituar këstin e dyte, ndërkohe në ditet në vijim do të fillojnë pagesat edhe për personat nën 65 vjec. “Ne total të gjithë janë paguar për kestin e pare 8.350.245 lekë  ose afërsisht 83 mije dollarë dhe nga kësti i dytë kanë përfituar deri me sot 2.734.466 lekë ose afërsisht 28 mijë dollare. Të gjithë personat e listuar kanë përfituar deri më sot edhe 14.282.370 letra ose afersisht 143 mijë dollar”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

Sipas tij, vlera e dëmshpërblimit të dhënë nga Qeveria është më e larta e dhënë nga cdo vend tjetër ish-komunist në botë.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC