Sequi: Integrimi në BE, lini mënjanë interesat partiake

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka ripërsëritur apelin drejtuar politikës shqiptare për të vënë përpara interesave partiake, reformat për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Deklarata është bërë sot gjatë publikimit të raportit qytetar për monitorinin e zbatimit të planit të veprimit për adresimin e 12 prioriteteve të Komisionit Europian nga qeveria shqiptare. Sequi ka theksuar rëndësinë e madhe që ka angazhimi dhe inkurajimi i politikës në përmbushjen e reformave, që kanë prioritet për integrimin e vendit. Sipas tij, realizimi në kohe i reformave është në interesin më të mirë të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë.

Nga ana e tij, kreu i komisionit të integrimit Ditmir Bushati ka kritikuar punën e bërë nga qeveria shqiptare për përmbushjen e reformave për integrimin. Sipas tij, vendi ku ka një strategji të qartë për integrimin ndërsa ka shtuar se disa nga reformat kyçe nuk janë adresuar nga qeveria.
Një ekip prej 15 monitoruesisht nga shoqëria civile kanë monitoruar zbatimin e masave të planifikuara nga qeveria shqiptare për adresimin e 12 prioriteteve gjatë periudhës qershor-shtator 2012.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard