Policia e Tiranës: Ndreca nuk ia vuri zjarrin vetes, arrestuam autorin

Policia e Tiranës përmes një deklarate zyrtare bëri të ditur arrestimin e një 59 vjecari, ish i përndjekurdhe pjesëtar në grevën e urisë, për shkak se dyshohet se i ka vendosur zjarrin Gjergj Ndreca. “Nga Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit është bërë  arrestimi në flagrancë i 59 vjecarit P.SH, ish-i përndjekur politik dhe pjesëmarës në grevën e urisë të grupit të ish të burgosurve politik. Ky shtetas, i ka vendosur zjarrin në trup më anë të një cakmaku, shtetasit Gjergj Ndreca, i cili sapo ishte lyer me benzinë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës. Sipas saj, falë ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave të policisë të planizuar me shërbim pranë grevës së urisë të ish përndjekurve, u bë i mundur shuarja e flakëve në trup të Ndrecës dhe dërgimi i menjëhershëm i tij në QSUT, në repartin e djegjes. Policia tha se ndaj 59 vjecarit u morr masa e arrestit për konsumim të veprës penale të Plagosjes së rëndë me dashje, pasi i dëmtuari ka marrë plagë të rënda djegjeje në pjesë të ndryshme të trupit.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard