Ndreca, plagë në 40 % të trupit
Ish i përndjekuri Gjergj Ndreca, që tentoi të vetëflijohej, duke u djegur me benzinë, ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në repartin e djegieve. Mjeku Ilir Nezha thotë se aktualisht gjendja e tij është e stabilizuar, por duhet pritur disa orë për të parë për të thënë nëse pacienti ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Ka djegie në 40 % të trupit dhe problemi më i madh janë djegiet në fytyrë dhe në qafë”, tha Nezha.
Ish i burgosuri politik 51 vjeçar i ka vënë flakën vetes mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ngjarja e rëndë është shënuar në ambjentet e grevës së urisë ku Ndreca ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes. Ka qënë ndërhyrja e menjëhershme të ish-të burgosurve të tjerë që kanë bërë të mundur parandalimin e djegies së Ndrecës. Menjëherë ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore dhe sipas informacioneve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, kjo ngjarje ka pasur jehonë dhe në mediat botërore. “Ish i burgosuri politik shqiptar i ve flaken vetes ne demonstrate”, shkruajnë mediat botërore. “Ndreca, ish i burgosur politik kërkon përshpejtimin e ritmit te kompensimeve per viktimat e ish-regjimit komunist”, shkruan “Ëashington Post”. “Rreth 100.000 shqiptare u burgosen, ekzekutuan apo derguan ne kampe te punes se detyruar ne Shqiperi gjate regjimit komunist”, shkruan ‘Associated Press’.





