Ish të përndjekurit zhvillojnë protestën para Kuvendit. Akuza Berishës

Ish të përndjekurit politikë zhvilluan protestën e rradhës para selisë së Parlamentit shqiptar, vetëm pak minuta pasi një prej grevistëve të urisë, Gjergj Ndreca, ndërmorri aktin e vetëdjegies. Protesta e ish të përndjekurve, e cila zhvillohet për herë të dytë brenda 4 ditësh, pas 17 ditë greve urie të rreth 20 të dënuarve, është mbështetur edhe nga konfederata e sindikatave, ashtu sikundër është paralajmëruar. Ndërkohë deputetët e opozitës në Komisionin parlamentar të Ligjeve kërkuan seancë dëgjimore në Kuvend në lidhje me grevën. Sikundër ligjvënësit socialistë shprehën shqetësimin se pas aktit akstrem të Ndrecës, ka një shtim të forcave policore pranë godinës së Kryeministrisë dhe selisë së Kuvendit. Ish i përndjekuri Skënder Tufa bëri thirrje që cdo të enjte të mblidhen para selisë së Kuvendit për të protestuar jo vetëm përfaqësuesit e kësaj shtrese të shoqërisë, por edhe qytetarët, që duhet të mbështesin kërkesat e tyre. “Sot kemi aktin sublim të Gjergj Ndrecës. Ndreca iu përgjigj heshtjes së qeverisë me vetëmohim. Sot është cënuar demokracia. Kjo është gjendja e demokracisë reale. Ne të burgosurit politikë po ju japin shembullin se kjo është dhunë. Kush e ndjen shtypjen cdo ditë të ngrihet.”, tha Tufa.

Ish të përndjekurit politikë kërkuan sensibilizimin e opinionit publik në lidhje me kërkesat e tyre, ndërsa i kanë kërkuar forcave të rendit të qëndrojnë larg protestës së tyre. Ish të përndjekurit kanë akuzuar qeverinë në lidhje me heshtjen që po tregon ndaj kërkesave të tyre, madje akuzuan drejtpërsëdrejti Kryeministrin edhe për aktin sublime të ndërmarrë nga njëri prej grevistëve të urisë. Ish të përndjekurit shprehen se do qëndrojnë deri sa kërkesat e tyre për kthimin e dëmshpërblimit për vitet e burgut, respekti i figurës së tyre dhe kërkesa për hapjen e dosjeve të marrin zgjidhje.  “Saliu kriminel, Ndreca hero, Gjergj Ndrecën e dogji Saliu”, ishin disa nga parullat që u hodhën gjatë tubimit që ish të përndjekurit në protestën e zhvilluar.

Ndërkohë, Gjergj Ndreca pas shtrimit në spital ka një përmirësim të gjendjes shëndetësore, edhe pse flakët i kanë djegur fytyrën dhe gjoksin. Ndreca ndërmorri aktin sublime gjatë paradites, në mjediset ku po zhvillohet greva e urisë, dhe vetëm ndërhyrja e ish të përndjekurve të tjerë për shuarjen e flakëve paralajmëroi një tragjedi.

Ish të përndjekurit politikë nisën mbrëmjen e 22 shtatorit një grevë urie, e cila pritet të zgjasë, për shkak se Qeveria nuk mbajti premtimet për dëmshpërblimin e viteve të tyre të burgut.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard