Ish të përndjekurit, Arvizu viziton grevistët: Qeveria të dëgjojë kërkesat, të gjejë ura komunikimi
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka vizituar ish të përndjekurit, në grevë urie pas incidentit me grevistin Gjergj Ndreca, që tentoi të vetëflijohet duke u djegur me benzinë. Arvizu viziton për herë të dytë ish të përndjekurit që prej nisjes së grevës së urisë.
Ambasadori Arvizu tha se ka adresuar shqetësimet e tyre tek autoritetet qeveritare, duke u kërkuar shqyrtimin e kërkesave që grevistët parashtrojnë. “E di që po protestoni dhe doni që zëri juaj të dëgjohet. Por vetësakrifikimi nuk është rruga e duhur për të zgjidhur këtë cështje. As unë dhe as Shtetet e Bashkuara nuk duam të ndërhyjmë, por unë i kërkova qeverisë që të gjejë mënyrën dhe të ndërtojë ura komunikimi me ju. Është e drejta juaj që të dëgjoheni dhe qeverisë pikërisht këtë i kam kërkuar”, iu drejtua ambasadori amerikan ish të përndjekurve të pranishëm në grevën e urisë.
Arvizu ka vizituar më pas në QSUT, ku ka vizituar Gjergj Ndrecën, i cili ndodhet në repartin e djegie-plastikës me djegie në rreth 40 % të trupit. Si pasoje e kesaj ngjarje edhe nje prej grevisteve, grevisti Llazi Koci eshte demtuar lehte nga flaket.
Policia nga ana tjeter ka ndaluar shtetasin Perikli Shqevi nen akuzen e zjarrevenies se qellimshme, me pasoja te renda per jeten.
Pas incidentit te sotem, Levizja Socialiste per Integrim dhe PDIU kane reaguar, duke kerkuar qe ish te perndjekurit te degjohen. Nderkohe, Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se “ka braktisur në mjerim e skamje në mënyrën më të paskrupullt”. Duke reaguar ndaj aktit sublim të Ndrecës, Nikolli tha se “kur Gjergj Ndreca vuante në burgjet e komunizmit, Kryeministri kapardisej majë barkës me familjen e diktatorit”.





