Berisha: Kriza në eurozonë për shkak të elitave bankare! Demokracia mund të cojë në prishjen e tregut

Demokracia është jetike, por mund të sjellë prishje në rregullat e tregut. Kriza në eurozonë ndodhi vetëm për një arsye, elitat bankare minuan ligjet, vunë në heshtje bordet dhe mbrojtën interesat e tyre ambicioze. Deklarata e Kryeministrit Sali Berisha është bërë në Strasburg, në selinë e Këshillit të Europës, ku morri pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Demokracinë. Kryeministri referuar krizës së eurozonës e ka krahasuar atë me krizën që kaloi Shqipëria në vitin 1997, pas shembjes së skemave piramidale. “Tema që po diskutojmë sot është shumë e rëndësishme, lidhet me faktin “A kanë nevojë tregjet për demokracinë dhe anasjelltas?”, tha Berisha. Duke iu drejtaur të pranishmëve, Kreu i Qeverisë shqiptare e cilësoi Shqipërinë si një rast unik, pasi zhvillimet në 20 vitet e fundit ishin të paimagjinueshme. Në këtë kuadër, Berisha kujtoi se 22 vite më parë Shqipëria doli nga regjimi diktatorial, ku mungonin liritë njerëzore dhe fetare dhe vendi ishte një ndër 3 shtetet më të varfra në botë. Kryeministri theksoi se në këto vite Shqipëria ka punuar për një kuadër ligjor të shëndetshëm, ndaj dhe kriza financiare që përfshiu shumë vende, nuk coi në recension ekonominë shqiptare. “Demokracia është jetike, por nëse do shohim veprimet e saj, demokracia mund të sjellë disa prishje të tregut. Jemi këtu mes rajoneve më të begata, por 15% e vendeve po përballojnë faturën sociale të botës. A është i mbingarkuar tregu në këtë rast dhe problemi që shtrohet është që qeveritë e elitave duhet të marrin përsipër reforma shumë serioze”, theksoi Berisha.

Forumi, i cili zhvillohet në periudhën 5-11 tetor, do të trajtojë një seri temash mbi demokracinë dhe të ardhmen e saj si; “Modelet e vjetra dhe realitetet e reja”, “Të rinjtë dhe demokracia”’, “Demokracia gjithëpërfshirëse”, “Vlerat Universale, Sfidat Globale dhe Realitetet Rajonale”. Në këtë Forum do të marrë pjesë edhe Kryetarja e Kuvendit, znj Jozefina Topalli. Në këtë Forum marrin pjesë personalitete të shquara të politikës, ekonomisë, shoqërisë civile, drejtësisë etj. nga Evropa dhe mbarë bota si; Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së Jean-Claude Mignon,  Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës Thorbjørn Jagland, President i Parlamentit Evropian Martin Schultz, Ministri i Financave të Gjermanisë Ëolfgang Achauble, etj.

Gjithashtu, në këtë forum marrin pjesë personalitete të shquara të politikës, ekonomisë, shoqërisë civile, drejtësisë etj, nga Evropa dhe mbarë bota, si Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së Jean-Claude Mignon, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës Thorbjørn Jagland, President i Parlamentit Evropian Martin Schultz, Ministri i Financave të Gjermanisë Ëolfgang Achauble, etj.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard