Shakira: Do të bëhem me djalë

Ylli kolumbian Shakira ka zbuluar se ajo dhe i dashuri i saj, futbollisti Gerard Pique, janë duke pritur një djalë. Vetëm dy javë pasi konfirmoi që është shtatzënë, Shakira zbuloi se cilës gjini i përket fëmija i tyre i parë. “Do të jetë djalë. Gerrard është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë dhe tani ne presim edhe fëmijën”, tha këngëtarja e lumtur, e cila po kënaqet me  shtatzëninë dhe vëmendjen e të dashurit të saj.

Ajo ka planifikuar tashmë që fëmijën nga një moshë e re, ta marrë me vete në ngjarje të ndryshme bamirësie për shkak se ajo dëshiron t’i tregojë se është e mundur të ndryshohet bota. ”Kur fëmija të lind, ai dua që ta dijë se mund të më ndihmojë për ta ndryshuar botën Ai vërtetë mund të ndryshojë botën”, tha këngëtarja e hitit “The Hips Don’t Lie”. Shakira është në lidhje me lojtarin e Barcelonës, Gerard Pique, për rreth dy vjet. Çifti vetë e kishte konfirmuar lidhjen e tyre gjatë vitit të kaluar kur postuan një foto të tyre së bashku në Twitter dhe Facebook.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard