Panariti: Kufiri detar me Greqinë, do të ketë marrëveshje të re! Mora garanci nga Avramopulos

Ministri i Jashtëm i Greqisë Dimitris Avramopulos ka siguruar homologun e tij shqiptar Edmond Panariti se marrëveshja detare do të zgjidhet në frymën e Kushtetutës dhe në bazë të konventave ndërkombëtare. Kjo u deklarua për mediat shqiptare nga ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, i cili pas vizitës së tij zyrtare në fqinjin jugor ka komentuar përr mediat disa nga cëshjet e diskutuara me homologun grek. Sipas Panaritit, fakti se shteti grek nuk ka avancuar me marrëveshjen e vjetër detare, tregon se është e nevojshme hapja e negociatave për një riformulim të ri të saj. “Per ne nuk ekziston një marrëveshje për detin, duhet të punojmë së bashku për të nisur negociatat për një marrëveshje të re. Ky problem duhet të adresohet vetëm në frymën e Kushtetutës së vendit dhe ligjeve ndërkombëtare. Duhet të jetë një marrëveshje e qëndrueshme”, theksoi Panariti.

Ndërsa ka shmangur komentet lidhur me incidentin me flamurin, kreu i diplomacisë shqiptare tha se gjatë vizitës në Athinë diskutoi me homologun grek të gjitha problemet që mbart dosja shqiptaro- greke ndër vite, sic është cështja e Çamërisë dhe kthimit të pronave te tyre.
Në diskutimet mes dy ministrave nuk kanë munguar dhe cështje të aktualitetit, ku Panariti numëroi disa zhvillime pozitive sa i përket njohjes së certifikatave, nënshkrimi i marrëveshjes për lehtësimin e transportit urban.

Gjatë kësaj vizite Panariti i ka shprehur shqetësimin homologut grek  dhe për shpalljen “non grata” nga autoritetet e vendit fqinj të gazetarit Marin Mema, si dhe ndalesat e herëpashershme të shtetasve shqiptarë në kufi, cështje për të cilat ka marrë garanci nga diplomati grek se do të shqyrtohen me vëmendje.

Ligjin e luftës, Panariti e cilësoi një absurd në kohët e sotme, për të cilin ai tha se edhe Greqia është e vetëdijshme dhe do te kete vullnet per ta abroguar.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard