OSBE: Zgjedhjet e 2013, do i vëzhgojmë me lupë

Zgjedhjet parlamentare të 2013 do të monitorohen në mënyrë efikase. Kjo u deklarua nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Ricardo Migliori në mbyllje të punimeve të sesionit të vjeshtës, që u zhvillua në Tiranë. “Roli i Medias në promovimin e mirëqeverisjes” ishte seanca përmbyllëse e sesionit të vjeshtës. Gjatë punimeve të Asamblesë u vlerësua bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe OSBE-së, sikundër edhe zhvillimet në vendin tonë, qysh prej anëtarësimit dhe deri më sot. Migliori garantoi klasës politike në Shqipëri për shtimin e vëmendjes nga OSBE vitin e ardhshëm, kjo për shkak të zgjedhjeve parlamentare, që duhet të përmbushin standardet. “Kemi bërë një punë të madhe. OSBE ka arritur rezultate të kënaqshme në Shqipëri. Vitin tjetër do të zhvilloni zgjedhjet parlamentare dhe  OSBE do bëjë të pamundurën që të jemi të shumtë dhe të kontribuojmë që këto zgjedhje të sigurojnë marrëdhënieve pozitive mes forcave politike. Kjo është detyra jonë, që pas zgjedhjeve populli shqiptar të festojë”, theksoi ai.

Premtimin për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, pas angazhimit të Kryeministrit Sali Berisha një ditë më parë, e shprehu edhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në mbyllje të sesionit të vjeshtës. “Ishin dy ditë të vecanta e domethënëse, për OSBE dhe vendin tim. Kjo është një Asamble që punon terreneve, pikërisht ju dini ku janë problemet me zgjedhjet, ku calon puna e tyre. Do ju ftoja secilin prej jush të vini dhe të vëzhgoni zgjedhjet në Shqipëri. Ne po punojmë që të jenë të lira dhe të ndershme”, tha Topalli.

Ndërsa ministri i Jashtëm Edmond Panariti duke folur në cilësinë e Presidentit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës ka garantuar se do të bëjë gjithcka për të forcuar bashkëpunimin e KiE me OSBE, OKB dhe BE.  Duke e konsideruar Shqipërinë si një faktor stabilizues në rajon, Panariti tha se bashkëpunimi dhe sllogani i Shqipërisë për drejtimin e KiE “Të ndryshëm në diversitet” do të shërbejë dhe më tej për forcimin e sigurisë dhe paqes në rajon.

Panariti ka përshëndetur dhe bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, të cilat priten të zhvillohen në Bruksel, ndërsa i bëri thirrje Sirisë që ti japë fund luftës.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard