Heshtja e një epoke të harruar: Brenda hapësirave boshe të pallateve madhështore të Evropës (FOTO)
Heshtja e një epoke të harruar: Brenda hapësirave boshe të pallateve madhështore të Evropës (FOTO te sjella mjeshterisht nga fotografi italian Massimo Listri)
Ishin të mbushur dikur me mbretër, oborrtarë dhe aristokratë. Por imazhet mahnitëse të kapura në galeritë e heshtura, korridoret dhe bibliotekat e famshme të Evropës tregojnë ‘heshtjen’ e tanishme të një epoke të harruar. Fotografi italian Massimo Listri, imazhet janë marrë nga Portugalia në Suedi, Francë dhe Itali, duke treguar kryeveprat e ndërlikuara e të madhërishme nga epokat e shkuara. Imazhet e tij ndjellin solemnitetin, bukurinë dhe izolimin në të njëjtën kohë.
Në setin e realizuar prej tij përfshihen fotografi nga biblioteka e Wiblingen Abbey, e cila dikur ishte një abaci benediktine, por edhe Biblioteka Malatestiana, e vendosur në Cesena të Italisë, e cila ishte biblioteka e parë civile evropiane, që lejoi të gjithë njerëzit të kenë akses tek librat.

Tingujt e qetesise: Imazh i Pallatit Mbreteror te Stokholmit ne Suedi vjen nga fotografi italian midis holleve madheshtore te Evropes

Rokoko: Pallati Kombetar Queluz ne Lisbone, Portugali, u ndertua ne shekullin 18, ndersa dyshemeja e tij eshte e mvrekullueshme nen shandanet e madherishem

Kjo eshte nje pamje e mrekullueshme e biliotekes se Wiblingen Abbey, e realizuar nga fotografi italian

Monokrome: Një nga dy Kapelat Medici, të vendosura në Bazilikën e San Lorenzo në Firence, Italy; struktura daton në shekullin 16

Gjithcka në mermer: Galeria e Mermerte ne Pallatin Ducal ne Italiane Veriore është një kujtim i bukur i kohës që shkoi…

Nga antikiteti: Biblioteka Malatestiana, e vendosur ne Cesena, Itali, ishte biblioteka e parë civile që lejoi gjithkënd të ketë akses në libra dhe është më shumë se 500 vite e vjetër

Frymëzim për Hollywood: Një dhomë nga Chateau de Pierrefonds në Oise, France, në veri të Parisit. Më vonë, u bë dhe vendi i xhirimit për filmin e 1998 ‘Njeriu në maske të hekurt’

Shëndeti i dijes: Biblioteka mbresëlënëse nga Kresmunster Abbey në Austri u ndërtua në vitet e fundit të 1600s, edhe pse historia e abacisë predikon se ajo është ndërtuar në shekullin 9.

Intriguese: Kështjella Sammezzano, e ndërtuar në 1605, është në rajonin skenik Tuscany të Italsë dhe përmban në dizenjim dhe elementë Moorish

Salla të gjera: Pallati i Caserta, i vendosur në Italinë jugore, u ndërtua nga mbretërit e Napolit dhe ka nderin të jetë një nga më të mëdhenjtë në Evrope gjatë shekullit 18

Hapësira të mëdha: Galeria e Madhe është pjesë e Pallatit të Venaria, e vendosur në Turin, Itali, e ndërtuar në fund të shekullit 17

Arkivi i Përgjithshëm të Indies, në Sevilje, Spanjë, I ndërtua në 1570; një top lufte i vetmuar qëndron në dyshemenë e bibliotekës…





