El Clasico, Xavi kërkon fitoren. Ronaldo i trishtuar
Barcelona dhe Real Madrid do të përballen mbrëmjen e së dielës në El Clasico e rradhës të vlefshme për La Liga. Katalanasit kryesojnë La Liga me pikë të plota, pas 6 fitoresh, ndërsa Los Blancos ndodhen në kuotën e 10 pikëve. Në prag të sfidës, mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez shprehet optimist se skuadra e tij mund ta fitojë përballjen më Real Madridin.
Sipas mesfushorit, fitorja e mundshme ndaj ‘Los Blancos’ do të ishte hap i madh në garën për titull të kampionit. “Do të ishte fitore e rëndësishme dhe rivalët tonë do të mbeteshin 11-të pikë pas. Është një ndeshje dhe mundësi e madh, por nuk është takim vendimtar, sepse ka edhe shumë ndeshje deri në fund të kampionatit”, tha Xavi. Në vijim mesfushori katalanas shprehet i bindur se përballja do të kënaqë publikun, ndërsa Barcelona do të bëjë më të mirën në këtë përballje.
Ndërkohë për Los Blancos problemi qëndron tek ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili duket se nuk po e kalon lehtë faktin se nuk fitoi cmimin si lojtari më i mirë i Europës. Kjo konfirmohet edhe nga trajneri Jose Mourinho, i cili në prag të përballjes me Barcelonën, ka treguar arsyet pse ylli i skuadrës së tij ishte i ‘trishtuar’. “Arsyeja së Ronaldo ishte i mërzitur qëndron në atë se Iniesta fitojë çmimin e lojtarit më të mirë të Evropës, çmim ky që u nda nga UEFA”, ka thënë Mourinho. Tekniku portugez thotë se ‘Ronaldo është i gatshëm për duelin me Barcelonën”.





