Meta vlerëson Panaritin për vizitën në Greqi: Krijoi një stad të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

Kreu i LSI-se, Ilir Meta

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vlerësuar si të suksesshme vizitën e ministrit të Jashtëm Edmond Panariti në Greqi. Kryetari i LSI-së Ilir Meta theksoi se vizita e Panaritit në shtetin fqinj ka krijuar një stad të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe njëkohësisht për stabilitetin, paqen dhe integrimin europian të rajonit tonë. Deklarata e kreut të LSI-së vjen në një kohë kur Aleanca KuqeZi zhvilloi një protestë në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë, në kohën kur ministri Panariti ishte kthyer në Shqipëri, pas vizitës në Greqi.
“Vlerësoj faktin që gjatë kësaj vizite janë diskutuar të gjitha çështjet që konsiderohen të vështira dhe të mbartura nga e kaluara, por edhe çështjet që kanë të bëjnë për progresin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe kujdesin ndaj qytetarëve në mënyrë të veçantë për pengesat në fushën e transportit dhe të patentave”, tha Meta.
Në lidhje me çështjen aq shumë të debatueshme të kufirit detar me Greqinë, Meta gjithashtu vlerësoi qëndrimin e mbajtur nga kreu i diplomacisë shqiptare duke e konsideruar atë si parimor dhe transparent.
Kreu i LSI-së vlerësoi edhe bisedimet për zgjidhjen e çështjes çame dhe pronave të shqiptarëve në Greqi, duke theksuar se të gjitha përpjekjet e bëra janë një hap i rëndësishëm për të vlerësuar në mënyrë më parimore marrëdhëniet mes dy vendeve.
Meta ka theksuar më tej se Greqia është e angazhuar për të mbështetur integrimin e Shqipërisë dhe sipas tij kjo tregon vullnetin e të dyja palëve për t`i shërbyer marrëdhënieve mes të dyja vendeve por edhe konsolidimit për një të ardhme europiane.
I pyetur në lidhje me incidentin me flamurin shqiptar në Greqi, kreu i LSI-së Meta theksoi se ajo që ndodhi nuk ka qënë diçka e organizuar dhe fakti që shteti grek ka kërkuar 3 herë falje tregon se kemi një sukses të diplomacisë shqiptare dhe një vullnet për të parë rezultatet positive të kësaj vizite.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard