Wollfarth: Rastet kur jam befasuar nga politikanët shqiptarë!
Kreu i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth i bën apel politikës shqiptare që të vijojë reformat me qëllim integrimin e vendit në BE. Wollfarth komenton situatën politike në vend, por edhe atë në përgjithësi, teksa vë theksin në realizimin e reformave dhe zbatimin e ligjeve. i ftuar në emisionin Tonight në Ora Neës, Ambasadorii OSBE tregon edhe momentet kur ka mbetur i befasyar nga vendimmarrja politike në Shqipëri, intervistë që po e japim të plotë më poshtë.
Raporti i OSBE për Shqipërinë, ju vetë si ju duk raporti?
Raporti u prit shumë mirë në Vjenë.Qëllimi është të ofrojë shtetet pjesmarrëse të OSBE-së. Ky raport prek cështjet që janë zhvillar gjatë 12 muajve, shtator 2011- shtator 2012, prek cështjet më të rëndësishme si zgjedhja e presidentit, hapat e ndërmarrë gjatë kësaj periudhe. Me rëndësi është që parlamenti i është kthyer punës së tij, po ashtu zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe një sërë cështjesh të tjera.
Kush është stafi që punon për raportin, si pregatitet?
Raporti ofron informacion për shtetet pjesmarrëse në OSBE. Ai hartohet me ndihmën e ekipit tim, me ekspertë. Kemi parë goxha progres, jemi sërish para vendimeve të rëndësishme, pres të shoh më shumë progres, më shumë integrim. Njerëzit që punojnë me mua e dinë që më pëlqen një gjuhë e qartë, ne jemi këtu për të ndihmuar, për të përshpejtuar reformat. Nga 20 vite, 15 janë shoqëruar nga prezenca e OSBE, shumë prej zhvillimeve dhe reformave të ndërmarra kanë pasur kontributin tonë.
Cfarë reagimesh patët për raportin?
Është e vertetë tendenca për ta marrë personalisht. Njerëzit duhen kujtuar që zyrtarët publikë nuk janë për vendin e vet, por e bëjnë këtë punë për ti shërbyer publikut. Shumë pak kishte të mërzitur, shumica e kanë përkrahur, është si një raport shkolle. Nuk mjaftojnë vetëm lëvdatat, duhen vënë në dukje dhe problematikat.
Kishim një vizitë të kryetares së radhës së OSBE-së në Tiranë, ministrja irlandeze, Lucinda Creighton, s`kishte prezencë të zyrtarëve të lartë?
Ishte një vizitë e vecantë e saj. Irlanda është kryesuese e radhës e OSBE, kishim një pjesë të caktuar të ftuarish, kishim Ministrin Haxhinasto, Imamin, Bregun, Polllon, patëm takim me Kryeministrin, pra përfaqësues të lartë qeveritarë. Pra ishin shumë pak ata që u mërzitën nga raporti. Nëse do të ishte ashtu, kjo do të thotë që e kanë lexuar raportin dhe është pritur mirë, do të kuptonin cduhet bërë më mirë, kjo vlen dhe për opozitën. Të gjithë liderët duhet të formojnë një ekip, të mos bëjnë sherre, të luftojnë për reformat, të formojnë ekipin shqiptar. Kur duhen miratimet e ligjeve me 3/5 ka nevojë të bëhet nga të dyja palët, një rast pozitiv ishte zgjedhja e Avokatit të Popullit.
Është thënë se ka një kontrast mes deklarimeve tuaja dhe përmbajtjes së raportit?
Jo, sekziston dicka e tillë.
Klima politike në Shqipëri, në cfazë jemi tani?
Nuk është se kanë ndryshuar gjërat në mënyrë dramatike pas raportit, ka ende periudha ec e ndalo, disa ndalesa janë të nevojshme, por duhet të shfrytëzojmë kohën e mbetur.
Bëni thirrje për vullnet politik, si ta kuptojmë këtë?
Ju përshkruat atë që do donim të shihnim në Shqipëri, një vullnet në shërbim të reformave duke respektuar Kushtetutën dhe ligjin shqiptar. Pasja e diskutimeve të mira në parlament, pjesmarrja në votime në parlament. Jeta politike duhet të ndodhe në parlament , forume, ku zhvillohen diskutime të mira, jo në greva urie. Duhet të jenë diskutime gjithpërfshirëse, pa përjashtuar asnjë pjesë të shoqërisë. Ju duhet të përfshihni jo vetëm njerëzit kryesor, duhet të përfshihen dhe minoritetet, mundësi të barabarta për të gjithë. Kjo nuk është e lehtë, është detyrë e vazhdueshme.
Si mund të bëhej ndryshe zgjedhja e Presidentit?
Raportova për këto rezerva pa thënë se është fundi i historisë. Zgjedhja e Presidentit Nishani ishte dhe është një lajm i mirë për Shqipërinë. Votimi në raundet e para mund të bëhej më mirë. Nishani ka një eksperiencë me ligjin, ka një njohuri për këtë sektor, e shpalli prioritet reformën në gjyqësor, pra është i denjë për këtë post. Me pak më shumë përpjekje tnë tre raundet e para mund të kishim parë më shumë dhe më mirë. Po kjo nuk i ndryshon gjërat, ishte proces kushtetues. Çdo shtet ka nevojë të ketë një sistem sigurish dhe garancish, varen shumë gjëra nga personaliteti, vullneti i mirë politik, sidomos kur flasim për kreun e shtetit pritshmëritë janë shumë të larta. Unë kam shumë respekt për presidentin Nishani.Unë kam besim se rezultati i zgjedhjes ishte një rezultat i mirë dhe do ndihmojë Shqipërinë të ece përpara.
Ckoment keni për ndryshimin e menjëhershëm të Minsitrit të Jashtëm?
Po kjo nuk pritej, Shqipëria ka marrë kryesinë e KiE, dhe ishte e habitshme se si mund të lëvizej një Ministër i sukseshëm. Duhet të kemi njërëz me eksperiencë, profesionistë sidomos në një mjedis të vështirë si Shqipëria.
Reforma parlamentare, një nga prioritete që po punonte politika, edhe sot vazhdon të zvarritet, ngërci në dy cështje kryesore, pse ka ngecur?
Preferoj të pyesni partitë, prapë i referohem vullnetit të mirë politik, duhet një reformë parlamentare konsensuale. Unë do të thosha që këtu futen të gjithë aktorët, dua të shoh sa më shpejt progress.
Komisionet hetimore, ai për 21 janarin, keni parashtruar parregullsi në to, ja keni shprehur shqetësimet mazhorancës apo Kryeparlamentares?
Në fakt po, këtë shqetësim e kam ndarë me më me shumë persona nga cpërmendet. Normalisht këto komisione dalin pasi ka dështuar një institucion shtetëror dhe s`ndodhi kështu me to, duhet një lëvizje më e butë e hetimeve.
Ishte suprizë emërimi i kreut të ri të SHISH?
Që presidenti Nishani e nëshkroi atë ishte një veprim kushtetues, nuk u surprizova. Kjo është një zgjedhje e Kryeminsitrit, ish kreu i SHISH ishte në drejtim për disa vite me radhë, disa thonë se ka patur sukses. Patjetër që nuk mund të kemi mandat të përjetshëm.
Ndryshimet në kodin zgjedhor, u bë punë e mirë?
Kjo ka qenë një ndër pikat kryesore të parlamentit. Ishte një punë e shkëlqyer, nuk ishte e lehtë. Kjo ishte një histori suksesi e drejtuar nga vetë udhëheqësit e dy partive politike.Duhet vullnet i mirë politik për ta vënë në jetë këtë kod.
I ndoqët zgjedhjet në Gjeorgji?
Po i ndoqa, është gjithmonë interesante të vëzhgosh zgjedhjet, një vëzhgim të OSBE-së e presim dhe në Shqipëri. Në të kaluarën e afërt nuk patëm një luftë në Shqipëri, një luftë me fjalë po, por kaq.
Një koment për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KQZ, duket më profesionale?
Përshtypja ime është se qëllimi është i mirë, emërimi zyrtar ende sështë bërë, nesër do jetë seanca dëgjimore për ta. Është tepër herët, CV duken premtuese deri tani. Nëse do e krahasoja me KQZ e vjetër do isha i kujdeshëm, ka pasur një punë shumë të vështirë. Ajo që duhet të kërkohet është një personalitet që njeh ligjin, që është i besueshëm, që përballon presionet e politikës, kjo nuk përjashton zgjedhjen e tij edhe nga mazhoranca.
Zgjedhjet 2013, fushata ka filluar, në raport keni përshkruar se do të ketë përsëritje zgjedhjesh në një numër qëndrash e zonash elektorale?
Nuk është se duhet të jesh profet i madh për të parashikuar disa gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën dhe kanë një tendencë në vazhdim. Sa i përket zgjedhjeve të egra, kjo është bërë një standard tashmë. Në zgjedhjet e fundit ishte e pamundur të kishim zgjedhje në të gjitha qëndrat. Për ta shmangur këtë duhen marrë disa vendime serioze. Qëllimi i vërejtjes ishte që të bëhet gjithcka cështë e mundur që të zbatohet kodi zgjedhor ditën e zgjedhjeve. Përsëritjet e zgjedhjeve janë pjesë e procesit të ligjshëm, por e mira është të mos pengohen zgjedhjet në asnjë qëndër votimi, më kujtohen rastet kur komisioneri ikte me vulën në xhep, raste të tilla duhet të marrin fund.
A ka dështuar prania e OSBE-së në Shqipëri?
Gjithmonë ka gjëra që mund të bëhen më mirë. Nuk është mirë të komentojmë mbi komentuesit, spretendoj të jem i cliruar nga cdo dështim. Ne do donim që Shqipëria të ketë një kod më të mirë zgjedhor, ne si OSBE ofrojmë dhe këshilla, kaq mund të ofrojmë. Do doja të isha më bindës që reforma zgjedhore të ishte bërë më herët, përpara zgjedhjeve të fundit lokale.Nuk kemi më kohë për të humbur, cdo ditë është e rëndësishme. OSBE nuk ka presion kohor, ne po ndihmojmë Shqipërinë të plotësojë afatet që të tjerët i përcaktojnë. Është më e rëndësishme të punohet më shumë. Problemi është të kemi rezultate në kohë, është njësoj si të prezantojmë kandidatë shembullorë pas zgjedheve.
Cili është parashikimi juaj për zgjedhjet e 2013?
Është normale që në kohë fushatash votuesit të kenë interes për këto gjëra, në të njëjtën kohë duhet të vazhdojë jeta normale. Njerëzit duhet të vazhdojnë jetën normale, të ngrejnë zërin për interesat e tyre. E njëjta gjë vlen dhe për reformat. Jeta normale duhet të vazhdojë dhe në kohë fushatash. Politikanët duhet të vazhdojnë më tej me reformat.
Cfarë ka ndodhur me Trojkën e Ambasadorëve, jeni ndarë?
Takohemi më shumë privatisht se publikisht, disa kriza që ka parë vendi tashmë nuk po ndodhin. Nëse nuk transferojnë ndonjë nga ne sëbashku do jemi prezentë dhe në zgjedhjet e 2013, duam të shohim zgjedhje të mira, një proces ligjor dhe paqësor.
Kemi hyrë në tetor, muaji i statusit, do ta marrim këtë vit?
Shumë mirë do të ishte, por sështë një pyetje për mua. Uroj që Shqipëria të bëjë progres, kemi parë progres të madh gjatë këtyre muajve, parlamenti është funksional, përpjekja për reformat. Duhet punuar për funksionimin e parlamentit, një detyrë për të ardhmen por dhe një arritje. Do ta fusja veten te optimistët, por puna duhet të vazhdojë deri në momentin e fundit dhe prapë pas kësaj duhet punë, fillon një fazë e re. Ka zhvillime në mentalitet dhe infrastrukturë gjatë këtyre viteve dhe kjo është një arritje.
Keni thënë se në Kuvend ka mungesë transparence, s`ka akses në fazat e hershme të projektligjeve?
Kjo është dicka që duhet të adresohet direkt në palët përkatëse. Kur përzgjedh një ligj do duhet një kohë për ta hartuar, por duhet diskutuar më pas. Sa i përket draftit të parë do e konsdieroja normale një moment reflektimi. Ka mundësi për përmirësime të mëtejshme, ka drafte të rëndësishme që vinë dhe nga opozita dhe kjo është një gjë shumë e mirë për të pasur presporitet, siguri dhe paqe.
Shteti i së drejtës, një nga hallkat jo funksionuese, evidentoni në raport klientelizmin dhe presionin e hapur, pse ndodh, cmund të bëjmë?
Shumë shpejt dëgjoj justifikimin se Shqipëria është e vogël, njerëzit janë të lidhur, por ska rëndësi nëse njeh dikë apo jo. Shpesh përdoren kanalet e njohjes për të ushtruar presion, po ashtu dhe kanalet e parasë. Shërbimi civil duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Duhet të ketë transformime në mentalitet, është e thjeshtë, ligji është shumë i mirë, por duhet vënë në jetë pa asnjë përjashtim. Kjo lloj tradite nuk ndodh vetëm në Shqipëri, ka shumë vende në botë që kanë arritur të ndryshojnë këtë lloj mentaliteti. Por kanë arritur ta kontrolojnë përmes mekanizmave.
Është një dështim vetëm shqiptar apo dhe i ndërkombëtarëve?
Kur nuk ke durim sa duhet nëse kjo quhet dështim, po dështim. Për mua ishte surprizë kur mësova se dikur Shqipëria ska pasur fare Ministër Drejtësie dhe kjo në shek 20. Që atëherë gjërat kanë ecur shumë më mirë nga cpritej, ka Ministër Drejtësie, gjykatë kushtetuese, gjykatë të lartë, gjykatat dhe prokuroritë në rrethe, por sigurisht që ka dhe shumë punë për të bërë. Jemi krenarë si OSBE që kemi ndihmuar për këtë vend për 15 vite dhe do vazhdojmë ta bëjmë.
Mandati i Kryeprokurores, keni deklaruar se mandati i saj përfundon në maj dhe jo nëntor sic mendon mazhoranca?
Nuk jam cituar në mënyrë korrekte, zgjedhja duhet diskutuar, disa thonë në nëntor, disa në maj. Lajmi i rëndësihëm është se askush nuk ka dyshime që Kryeprokurori ka mandat të kufizuar, jo sic ishte më parë. Është dicka që ju takon ekspertëve ligjorë ta zgjidhin, të dyja palët duhet të vinë në gjuhë të përbashkët. Nuk ka më Prokuror të Përgjithshëm të përjetshëm. Është dicka që duhet shqyrtuar, varet nga rrethanat, në deklarat e mia e kam bërë të qartë se ka vend midis nëntorit dhe majit, do ishte mirë të zgjidheshin disa kandidatë që mund ta kryenin këtë punë të rëndësishme. Më duket e habitshme që diskutohet kaq shumë për datën. Do të shohim.
Keni një koment për kufizimin e imunitetit, do ketë më shumë personalitete të larta që do dalin para drejtësisë?
Shpresoj të mos ketë shumë, se kjo do të thoshte se ky grup njerëzish kryejnë akte të tilla. Politikanë janë një grup, ajo cka më duhet e reja është kufizimi i imunitetit të gjyqtarëve, aty prokuroria ka qenë e kufizuar, kjo është një gjë që mund të ndryshojë. Reformat dhe hapat e marrë varen nga kërkesat e njerëzve, nëse vërehen shkelje duhen konstatuar, sbëhet me thashetheme, me shpifje. Qytetarët duhet të veprojnë nëse shohin shkelje dhe pasojat disiplinore do jenë të rëndësishme. Është një hap shumë i mirë në kuadrin e një reforme komplekse gyqësore.
Demontimi i armëve është cilësuar si rast suksesi, ndërsa popullsia vazhdon të jetë e armatosur, ka një kontraditë këtu?
Jo , një gjë është demontimi i armëve, një gjë tjetër është të gjenden mënyra të suskseshme të shkatërrimit të armëve të lehta. Ato që përdorin policia dhe ushtria janë të sigurta. Shqipëria ka një të shkuar me spec në 97`, por ekziston dhe tregu i zi, nëse njerëzit vendosin të jenë të dhunshëm, s`mund tu vihet një limit.
Keni informacion se këto armë po trafikohen apo po keqpërdoren?
Nuk është shumë e pazakontë që tani të shkosh në ndonjë dasëm dhe të dëgjosh të shtëna automatiku, ka një lloj përdorimi të papërgjegjshëm. Imami akuzohet, por a ka një gjyq. Vizita ime me Imamin në uzinën ushtarake ka qenë e planifikuar prej kohësh, e kemi mbështetur vazhdimisht si OSBE këtë proces. Dhuruam disa kamera për kushtet e sigurimit. Është një punë e vazhdueshme.
Si shpjegohet që smund të ndërtojmë një laborator në Shqipëri, kur kemi cështje me rëndësi i dërgojmë gjithmonë jashtë?
Unë nuk e kuptoj, duhet një angazhim, duhet të ketë një laborator për cka i nevojitet shtetit shqiptar. Po kjo ndodh dhe në vende të tjera, megjithatë se pengon Shqipërinë të ketë një laborator të vetin.
Avokati i Popullit, kush është përgjegjës për mos zbatimin e rekomandive të tij?
Ato janë rekomandime, duhen ndjekur, nuk janë detyrim ligjor. Nëse ka asrye të mira për të mos reaguar ndaj rekomandimeve të Avokatit të Popullit ka mundësi riparimi, nëse ska reagim pse duhet të ndryshojnë. Nuk është e kënaqshme kur bëhen shumë rekomandime dhe nuk merren parasysh fare. Avokati i Popullit është një vend që është përcaktuar në Kushtetutë që përpara funksionit të Presidentit, ka rëndësi të madhe.
Çështje e nxehtë janë dhe pronat..
Do ishte shumë i rëndësishë një projektligj që zgjidh cështjen. Duhet parë nëse është e mundur, duhet të ishte bërë kohë më parë. Ka shumë ndërtime pa leje, mund të cojë në probleme sociale.
Në raport flisni për raste korruptive në procesin e legalizimeve?
Po ka pasur raste që janë vërejtur shkelje të tilla.
Fëmijët në rrugë, cdo bëhet?
Duhet financim më i mirë për mbrojtjen e tyre, lidhet me nevojën për të bërë cështë e mundur që të arsimohen, fëmijëve të varfër dhe atyre që vinë nga minoritetet. Shpesh ka hezitime për dicka të tillë.
Shoqëria civile keni thënë se ka rol të kufizuar, cduhet të bërë?
Ka shumë mënyra që shoqërisë civile mund ti dëgjohet zëri, dhe kjo do të ishte shumë e rëndësishme, do kishte zbatim më të mirë të ligjeve. Është me rëndësi që problemet të diskutohen, të kërkohen dhe arsyet e marrjes së vendimeve të caktuara.
Po gazetaria?
Ka gazetarë që spaguhen fare. Gazetaria investigative është shumë e rëndësishme, na con te kërkesa për qyetarët për një shërbim të mirë. Do donim të shihnim licensimin. Ligji për median është me rëndësi, afati i miratimit ka kaluar, duhet të ishte miratuar.
Zgjedhjet 2013, do ti monitoroni?
Po,shpresojmë në një proces të mirë.



